“Pamundësia për të gjetur menjëherë një vend pune pas studimeve dhe pagat e ulëta në Shqipëri, kanë qenë arsyet përse vendosa ta bëja këtë zgjedhje, asapk të lehtë.”
2.346 studentë kanë zgjedhur degët Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi, Infermieri Mami për tu ulur në auditorët e univeristeteve përgjatë vitit akademik 2020-2021.
Numri i lartë i studentëve që kanë zgjedhur degët e mjekësisë ka të bëjë me kërkesat që ka tregu i jashtëm Europian, kryesisht Gjermani dhe jo me kërkesat që ka tregu vendas, sipas një studimi nga Qëndresa Qytetare.
“Degët më të preferuara për studentët shqiptarë për këtë vit akademik kanë qenë ato të infermierisë dhe teknologjisë se informacionit. Vihet re që në mungesë të orientimit të tregut shqiptar të punës, tregu ndërkombëtar dhe kërkesa për infermierë sidmomos në Gjermani ka përkuar me dëshirën e të rinjve për t’u diplomuar në këto degë, me qëllim emigrimin në Europë.
Gjatë këtij viti akademik sistemit arsimor do ti shtohen 1567 infermierë të përgjithshëm, 468 infermierë Mami dhe 311 Fizioterapistë, shifra të cilat çdokush e kupton që nuk lidhen me kërkesat e tregut vendas të punës. Në total në këto degë do të ulen në bankat e universiteteve 2346 studentë.”- thuhet në raportin e publikuar nga Qëndresa Qytetare.
Enerta 25 vjeçe nga Pogradeci ka përfunduar studimet për Infermjeri të Përgjithshme, UT dhe këtë profesion, i cili njëkohësisht është pasioni i saj, e ushtron tashmë në Gjermani. Ajo tregon për Informim.al arsyet që e çuan drejt këtij vendimi dhe eksperiencën e saj në një vend si Gjermania. “Pamundësia për të gjetur menjëherë një vend pune pas studimeve dhe pagat e ulëta në Shqipëri, kanë qenë arsyet përse vendosa ta bëja këtë zgjedhje, asapk të lehtë. Pasi përfundova fakultetin u detyrova të filloj një punë tjetër jo në profesion , që ma bëntë edhe më të vështirë mundësinë për të kërkuar dhe gjetur punë, e cila për mua ishte më shumë, ishte pasioni im.”- shprehet Enerta.
Prej një viti ajo e ushtron profesionin e saj si Infermjere në një spital Gjerman dhe tregon se ka marë një vizë me të cilën punon si infermjere dhe jo si kujdestare. “Gjermania të ofron mundësi që asnjëherë nuk mund t’i gjesh këtu. Atje unë kam një pagë gati 3000 euro, sepse varet edhe nga turnet, punoj në orarin e darkës, i cili paguhet më shumë. Me pagesën jam e kënaqur, sepse në shqipëri është 400 mijë lëkë dhe gjëja më e rëndësishme për mua është se atje mund të bëj trajnime të vazhdueshme dhe në të ardhmen mund të jem më shumë sesa një infermjere e thjeshtë, gjithashtu ata na ofrojnë mundësi për të përmirësuar gjuhën mbi nivelin B2.”- tregon ajo.
Por për të bërë këtë zgjedhje Enerta shprehet se ka patur shumë frikëra e pikëpyejtje në kokë. “Normalisht që është e vështirë, madje edhe tani pas një viti herë-herë gjendem në vështirësi, sepse është vënd i huaj dhe nuk ke askënd. Edhe për prindërit e mi ishte e vështirë. Ama unë nuk pendohem për zgjedhjen time. Jam lodhur shumë, si me gjuhën edhe me faktin që po vija në një realitet krejtësisht ndryshe, Gjermania mua më dha atë që Shqipëria nuk mund të ma jepte kurrsesi. Këtu ,mjaftoi vetëm dëshira ime për të punuar dhe përmirësuar veten.”- shtoi më tej Enerta.
Gjithashtu, sipas këtij raporti vihet re se Pandemia e Covid-19, ka ndryshuar trendin e përzgjedhjes së univeristeve. Një trend rritës u vu re në përzgjedhjen e universiteteve në rrethë. Megjithatë ky fakt nuk ka nuk ka penguar që disa degë të jenë të rrezikuara për tu mbyllur.
“Ajo që vihet re është fakti se gjatë këtij viti akademik janë shtuar aplikimet në universitete e rretheve në krahësim me dy vitet e kaluara, por sërisht vijon fenomeni i mbylljes së programeve të studimit. Në rastet kur për dy vite rresht, një degë studimi nuk plotësohet me numrin minimal prej 10 studentësh, ajo degë mbyllet automatikisht. Megjthëse prurjet e reja universitete e rretheve këtë vit janështuar, edhe për mungesë të mobilitetit të studentëve për shkak të pandemisë, nuk kanë qënë të suksesshme për të mbajtur hapur degët e studimit.”- thuhet në raport.
Historia, Gjeografia dhe Gjuha Shqipe janë degët më të rriskuara për tu mbyllur në universitetet publike sipas raportit të Qëndresës Qytetare.
COMMENTS