Të pastrehë Gjermani Rrugë Strehim
Në rrugët e një qyteti gjerman u vendosën kabina në të cilatjanë të papërshkueshme nga uji dhe era dhe kjo është bërë përtu ofruar strehim të pastrehëve.
Kabinat prej çeliku dhe druri të cilat zënë deri në dy persona, mbrojnë nga të ftohtit, era dhe lagështia. Ato garantojnë po ashtuedhe rifreskim të ajrit, shkruan The Independent.
Kabinat u vendosën në qytetin Ulm, 75 milje në perëndim tëMynihut, më 8 janar në parqe dhe vende të tjera ku flenë njerëztë pastrehë.
Këto kabina gjithashtu janë të pajisura me panele diellore dhejanë të lidhura me rrjetin radiofonik, duke u mundësuarbanorëve që të komunikojnë pa pasur nevojë për lidhje mobile.
Për instalimin e tyre pati një vonesësi pasojë e pandamisë, por jadolën t’i instalonin për netët e ftohta. Aktualisht po bëhenvlerësime për të kuptuar nëse kabina Ulmer Nest është e përshtatshme për të mbrojtur nga ngrirja. Nëse po, mund tëpërshtatet edhe për një shpërndarje ndërkombëtare.
Ekipi është shprehur se kjo nuk është mënyrë strehimi si njëhotel tradicional por një alternativë për të fjetur në natyrë dheështë opsioni i “zgjidhjes së fundit emergjente“.
Burimi: The Independent Përshtati: informim.al
COMMENTS