“Statusi i Minatorit”/ Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës gati 3 500 firma

Liria e tubimit në kohë pandemie/ Avokati i Popullit: Është e drejtë e mohuar, jo vetëm e kufizuar
HISTORIA, FSHATI QË HAPI VETË RRUGËN…
Aty ku varfëria sfidon luftën për mbijetesë…!

Shpesh herë kemi dëgjuar për problemet e shumta që kanë minatorët dhe vështirësitë në të cilat ata gjenden. Kohët e fundit nuk kanë munguar as protestat e organizuara nga vetë minatorët dhe sindikalistët në kërkim të të drejtave të tyre.

Por, gjatë dy javëve të fundit, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB), ka arritur të mbledhë 3 500 firma për “Statusin e Minatorit” dhe para 6 ditësh (data 1 Dhjetor 2020), SMBB drejtoi një peticion Kuvendit për miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

Ndërkaq, përmes një postimi në mediat sociale, sindikata bëri me dije se mbledhja e firmave “do të shtrihet së shpejti edhe në qytete të tjerë të Shqipërisë” dhe kështu deri më tani janë mbledhur firma në qytete si; Dibra, Kukësi, Klosi dhe Peshkopia.

Ligji për statusin e minatorit është i domosdoshëm për minatorët dhe të gjithë ish-punonjësit e minierave, pasi parashikon trajtim të posaçëm financiar, përcaktim të saktë të viteve të punës dhe kontributeve për daljen e parakohshme në pension në krahasim me moshën e përcaktuar për profesionet e tjera përshkak të vështirësisë në punë, si dhe  trajtim për invalidët gjatë punës të kësaj kategorie.

E nëse kthehemi pas në kohë, më saktë në vitin 2018 ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, deklaroi se po punohej për të dhe se shumë shpejtë do të kishte nje draft përfundimtar, ndërsa në vitin 2009 kryeministri Edi Rama, atëhere kreu i opozitës premtoi se do të miratonte statusin e minatorit kur të vinte në pushtet.

2222222Deri më tani realiteti ka treguar të kundërtën e premtimeve të dhëna…

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0