Starton sot provimi i parë i Gjuhës së Huaj ,34 mijë maturantë i nënshtrohen sot testimit…

Sarandë/3 vjeçari rrezikoi të mbytej në det, dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Mbreti Charli III/ Flet për Harry dhe Meghan në fjalimin e tij të parë
Dhuna në familje – gjysma e grave vuajnë dhe e tolerojnë

Testi i parë i maturës shtetëtore nis sot ku rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës së Huaj , provimet do të zhvillohen në 208 qëndra provimesh në të gjithë vendin.

Datat e tjera të provimeve të Maturës 2021 janë: Gjuha e Huaj – 3 qershor 2021; Gjuha Shqipe – 7 qershor 2021; Matematika – 11 qershor 2021 dhe Lënda me zgjedhje – 15 qershor 2021.

 

Çfarë ndodh nëse ditën e provimit maturanti rezulton i infektuar me COVID-19?

 

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi shpjegon se çdo të ndodhë nëse ditën e provimit maturanti rezulton i infektuar me COVID-19.

“Të kenë kujdes se nëse ata do të infektohen në këtë periudhë për fat të keq ata nuk do të lejohen të hyjnë në mjedisin e provimit dhe kjo do ti çonte në sezonin e dytë (vjeshtë). Kështu që në këto pak ditë që kanë mbetur të tregohen shumë të kujdesshëm me shëndetin e tyre” -shprehet ajo.

Foto nga webi

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0