Prej tre muajsh Spitali Elbasanit nuk kryen echon e gjendrave tiroide për pacientët e qarkut. Mjeku specialist shprehet se: -Na është prishur pajisja që e kryen këtë ekzaminim. Ndaj e kemi dërguar për ta riparuar në Tiranë. Jemi në pritje të riparimit të saj.
Por një numër i konsiderueshëm pacientësh janë të detyruar ti drejtohen klinikave private për ta kryer këtë ekzaminim, ndërkohë që ata me pamundësi ekonomike presin me sy e vesh nga Tirana deri sa të riparohet pajisja.
COMMENTS