Spathar, Librazhd: Mbeturinat hidhen buzë rrugës

Faturat e energjisë elektrike, në shtator shqiptarët do i paguajnë një herë në tre muaj Ja çfarë duhet të dini mbi projektin e ri…
Vendimi i qeverisë/ Gjoba marramendëse për të gjithë pushuesit që blejnë nga shitësit ambulantë në plazh
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë

Mbetje urbane deri tek ato inerte kanë mbuluar sipërfaqe të tërë në në afërsi të Urës së Spatharit duke u kthyer kështu në një rrezik për përhapjen e epidemive duke pasur parasysh se zona në fjalë ka një dendësi të lartë banorësh.

Ky fenomen ka të paktën disa muaj ku janë vetë banorë të fshatit Spathar dhe zonave përreth të cilët ndotin ambjentin. Një gjatësi e konsiderueshme ndodhet e mbushur plot me mbetje të cilat hidhen aty pa kriter dhe pastrohen shumë rrallë duke rritur kështu ndjeshëm ndotjen.

Prej kohësh sapo futesh në atë fshat një prej pamjeve të para me të cilën përballesh janë mbeturinat.Ndotësit kryesor dhe shkaktarët e vetëm të kësaj masakre mjedisore janë banorët, por këta të fundit e justifikojnë këtë me faktin se në këtë vend nuk është kujtuar askush nga institucionet përgjegjëse që të vendosë kazanë për mbeturinat.

Për shkak të këtij fenomeni rrezikohen edhe sëmundje të ndryshme që banorët mund të marrin. Banorët dhe bizneset në menyre te papërgjegjshme i hedhin mbeturinat ne toke, duke i lënë kontinieret e mbetjeve te boshatisur.

Mbeturinat në fakt nuk janë i  vetmi shqetësim,  pasi era që ato lëshojnë është e patolerueshme. Është vene re se kohët e fundit shumica e banorëve e kanë problem të hedhin plehrat në vendin e caktuar nga Bashkia.

mbetje

COMMENTS

WORDPRESS: 0