Spartak Ngjela përdor gjuhë diskriminuese ndaj komunitetit rom – Reagojnë Organizata të Shoqërisë Civile

Spartak Ngjela përdor gjuhë diskriminuese ndaj komunitetit rom – Reagojnë Organizata të Shoqërisë Civile

Rritet cmimi i miellit – a do te rritet edhe ai i bukes?
Bilanci i energjisë TIII, bizneset nuk prodhojnë, ulën ndjeshëm konsumin nga çmimet e larta, konsumatorët nuk frenohen
KATAR 2022/ Humbja e Argjentinës, braziliania në festë nga Katari live në Report Tv! Përshëndet shqiptarët

Organizata të Shoqërisë Civile denoncojnë nëpërmjet një deklarate gjuhën diskriminuese të përdorur nga z. Spartak Ngjela ndaj protestuesëve dhe veçanërisht minoritetit Rom!

Vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë së shtetit nxiti një sërë protestash që zgjatën disa ditë, ku pati përplasje me forcat e policisë. Qindra të rinj, ndër ta edhe minorenë u shoqëruan në komisariate, madje u ushtrua edhe dhunë fizike ndaj tyre.

I ftuar në një emission, në datën 14.12.2020, z. Ngjela shprehet ndër të tjera se protestat janë barbarizma, në të cilat janë përfshirë persona të paguar, fëmijë, që i përkasin minoritetit Rom.

“Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lënë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, ku 40 përqind ishin romë. Janë në hall të madh dhe donin që të destabilizonin vendin. Sigurisht ka një viktimë dhe duhet respektuar familja. Këta ngjarje si hordhitë e 6 shkurtit, dikur ku nxorën adoleshentët të prishin xhami e kisha”, u shpreh z. Ngjela.

Në deklaratë theksohet si më poshtë;

Gjuha e përdorur është e papranueshme për shkak se përmes fyerjes ndaj Romëve,  është  fyer dhe ajo pjesë e varfër e shoqërisë që sipas z. Ngjela mund të blihen lehtësisht me para.

Ju bëjmë me dije se ka patur Romë dhe Egjiptianë të cilët janë solidarizuar me familjen e viktimës dhe shqetësimin përbashkët të qytetarëve shqiptarë mbi dhunën dhe shkeljen sistematike të të drejtave nga pushteti. Ka dhjetëra raste kur Romët kanë protestuar për të kërkuar të drejtën e tyre të punësimit, strehimit dhe aksesit në shërbimet publike. Protestat e tyre kanë qënë një shëmbull i vetëorganizimit për shkak të problemit dhe jo si pasojë e pagesës.

Ju sjellim në kujtesë rastin e të riut Enea Ftoi i cili humbi jetën për shkak të dhunës së ushtruar në ambjentet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Korçës. Mbetet ende një çështje e pazbardhur dhe që tanimë është thjeshtë një statistike më shumë në listën e rasteve të dhunës dhe shkeljes së të drejtave të shtresave më të varfëra të shoqërisë nga pushteti.

Të drejtën për të protestuar e ka çdokush, pavarësisht etnisë, fesë apo bindjeve politike. Ndaj kërkojmë t’i bëjmë thirrje çdo personazhi publik ose jo të tregohen të kujdesshëm në deklaratat e tyre duke shmangur përdorimin e gjuhës së urrejtjes apo diskriminimin.

Organizatat që mbështetin deklaratën:

Qëndra T’REJA

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome

Qëndra për Advokim Social

Qëndra Organizim dhe Fuqizim Komunitar

Qëndra për Drejtësi Sociale

Qëndra Aksion Komunitar

Roma Versitas Albania

Civil Rights Defenders

Voice of Roma in Albania

COMMENTS

WORDPRESS: 0