SPAK lëshon 15 urdhërarreste për incineratorin e Tiranës, qytetarët kërkojnë hetim të Erion Veliajt

SPAK lëshon 15 urdhërarreste për incineratorin e Tiranës, qytetarët kërkojnë hetim të Erion Veliajt

Punëtorët e pastrimit pa sindikatë dhe përfaqësim, por pastrimi pikë kyçe e fushatës për zgjedhje vendore
Programi për strehimin social: lehtësohen procedurat, kontratë me bashkinë pa nevojën e noterit
Nga e Hëna më pak autobusë në qarkullim/Unioni i Transportit Publik kërkon tryezë me Bashkinë Tiranë

Një grup aktivistësh, studentësh dhe qytetarësh u mblodhën ditën e sotme para SPAK në protestë për të bërë thirrje në përfshirjen në hetime të kryetarit të bashkisë. Në pankarta ata nënvizonin skandale dhe çështje të tjera të pahetuara si vrasja e Ardit Gjokljat, shembja e shtëpive në lagjen 5 Maji, skandali i uniformave të policisë bashkiake etj. Drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar, u shprehën ata, të indinjuar për mospërmendjen në asnjë dokument të SPAK të emrit të kryetarit të bashkisë.

Qytetarët përgëzuan veprimet e deritanishme të SPAK dhe kërkuan që hetimet të përfshijnë edhe pjesën më të lartë të vendimmarrjes. Deklarata e plotë mund të lexohet më poshtë:

Komunikatë

Ditën e premte nga Prokuroria e Posaçme u lëshuan rreth 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës. Pjesë e urdhërarresteve ishin edhe funksionarë publikë në Bashkinë e Tiranës, Biznesmenë apo ish deputetë.

Ne si qytetarë, të vetëdijshëm për presionet e gjithëanshme politike me të cilat po përballet organi i akuzës jemi këtu fillimisht për përshëndetur dhe përgëzuar punën e këtij organi në secilin prej veprimeve të tij të deritanishme.

Por ne, nuk mund të mjaftohemi e as kënaqemi me çfarë ka ndodhur deri më tani, pasi pritshmëritë tona si shoqëri ndaj drejtësisë së re janë të larta, prandaj jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Drejtësia smund të ndahet as në pjesë, as në çështje, as në parti e as në segmente të ndryshme brenda partisë.

Për këtë arsye, kërkojmë që hetimi të shkojë deri në fund duke përfshirë edhe personin iniciues të Inceneratorit të Tiranës, Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Inkurarojmë që ajo që deri tani është një frymë popullore (shoqërore), të kthehet në veprimtari konkrete dhe personat përgjegjës të jenë njëherë e mirë para ligjit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0