Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK ka lëshuar ditën e sotme dhjetë urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit dhe në listën e emrave, është dhe ish kryebashkiaku, Dako, në detyrë për 12 vite.
Burime kanë bërë të ditur se Vangjush Dako është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se Dako do mbahet tek ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deri sa të dalë para gjykatës për masën e arrestit.
Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.
Ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me një pallat pa leje.
Burime jozyrtare flasin për një procedim penal të hetuar prej kohësh lidhur me një ndërtim pa leje.
Dako është shpallur non grata nga SHBA që nga 2019 dhe atij dhe familjes së tij nuk i lejohet hyrja në SHBA.
COMMENTS