Sot në Kuvend votohet Buxheti i vitit 2023 dhe pedagogët dhe punonjësit e universiteteve janë mbledhur përpara godinës së parlamentit në vazhdën e protestës së tyre. Ata thanë se do të vazhdojë të rrijë ndezur si thëngjilli derisa të plotësohen hap pa hapi, të gjitha kërkesat e tyre me karakter ekonomik.
Pankartat që ata kanë në duar tregojnë se çfarë i kërkojnë qeverisë Rama:
“Arsimi i Lartë, prioritet kombëtar. Bëjeni buxhetin 1% të GDP”
“Mos e ktheni universitetin në klasën e 13-të”
“Na lini të punojmë, të jetojmë në Shqipëri”
“Arsim cilësor, paga dinjitoze”
“Tekstet nga Anglia, ligjin si Mbretëria, pagat si Afrika!!!”
“Pa financim të kërkimit shkencor, s’ka zhvillim!”
Në axhendën e Kuvendit për sot, pika 9, është në diskutim projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”, sipas nenit 78 të Kushtetutës dhe neneve 84 dhe 73-77 të Rregullores me shumicë të thjeshtë votash për miratim. Do të shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, relatori dhe më pas, votimi nen për nen dhe në tërësi. Seanca maratonë po zhvillohet ndërkohë me incidente, ku deputetëve të PD nuk po ju jepet fjala.
COMMENTS