Shkolla 9-vjeçare Jashar Kola në fshatin Sopot të njësisë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë aktualisht ndodhet në gjendje të mjeruehme. Prej vitesh në këtë shkollë, mungojnë tualetet dhe uji i pijshëm. Sic duket edhe viti i ri shkollor për 90 nxënësit e kësaj shkolle do të jetë e njëjta situatë. Ndërkohë edhe mirmbajtja e godinës shkollore, le për të dëshiruar, me xhama të thyer,e pa lyer me mure të rjepura, mbuluar nga mbeturinat, pa sanitare, ka çuar në përkeqësimin e kushteve higjeno-sanitare. Nxënësit e kësaj shkolle kryesisht femrat janë detyruar të vijnë vetë të pastrojnë shkollën pasi klasat ndodhen në gjendje të mjeruar.Ata thonë se nuk është aspak normale të zhvillohet mësim në këto kushte,prej vitesh nuk kemi parë asnjë rikonstruksion të saj.
Nxënsit shprehen se në këtë shkollë kushtet janë mjaft të vështira,pa banga pa dyer me xhama të thyer.
Prindërit tanë çdo vit paguajnë për riparimin e stolave ,bankave dhe lyerjen e shkollës. Mesuesit e kësaj shkolle nuk pranojnë të flasin para kamerës,pasi po fole iken nga vendi i punës.
COMMENTS