Skenë filmash në Elbasan, disa persona qëllojnë drejt një makine në ecje, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Skenë filmash në Elbasan, disa persona qëllojnë drejt një makine në ecje, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Popullsia e Ballkanit po zvogëlohet dhe plaket. Shqipëria do pësojë tkurrje të numrit të popullsisë 26% deri në 2050.
Dardha nën dëborë …
Elbasan/ Spërkat me lëngë djegëse komshinjtë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri mesditën e sotme.

Kanë qenë disa persona që kanë qëlluar në drejtim të një makine tip “Mazda” e cila ishte në ecje dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Brenda makinës në të cilën janë drejtuar plumbat kanë qenë disa persona por ende nuk dihet numri i saktë dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Të shtënat me armë kanë ardhur pas një sherri me armë në lagjen Emin Matraxhiu.

I plagosuri është transportuar në drejtim të spitalit rajonal në Elbasan për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbikëqyr kamerat që ndodhet aty pranë për të zbardhur ngjarjen e plotë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0