Skandali Check-up: 400 mijë kontrolle të pakryera dhe të paguara nga shteti!

“Ricikluesit”, ekspozitë fotografie me çaste nga sakrifica e mbijetesës (Foto Galeri)
Dajana Shabani fyen dhe tallet me komentuesin live në emision
Foshnja e pajetë, tre muaj në morgun e maternitetit

 

Rezultate imazhesh për check up ne shqiperi

Kontrolli Mjekësor Bazë, i njohur ndryshe si koncensioni  i “Check-up”  me formulën e PP-ve ka rezultuar tejet problematik, sa i përket numrit të kontrolleve të përcaktuara në kontratë për t’u kryer brenda një viti. Edhe pse fasha e kontrolleve është rritur, duke ulur moshën për qytetarët që përfitojnë nga ky shërbim  nga 40 në 35 vjeç, numri I kontrolleve ka ardhur në rënie nga viti në vit. Por edhe pse numri  i kontrolleve ulet, qeveria vazhdon të paguajë për një shifër  fikse prej 475 mijë kontrollesh në vit, të përcaktuar në kontratë. Më e pakta që mund të thuhet është që kemi të bëjmë me një kontratë  të përgatitur shumë keq  për interest e qytetarit, ku risku I ngelet vetëm shteti(pra qytetarit). Ndërkohë që në vitin 2017, kompania koncesionare private kreu vetëm 310mijë check up-e(kontrolle mjekësore bazë). 165mijë kontrolle të parealizuara  i paguan taksat e qytetarëve shqiptarë sikur këto kontrolle të ishin kryer. Problemet e koncesionit të Check-up marrin kështu përmasat e një skandali. Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimit të faturave që nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor ka likujduar për llogari të kompanisë koncesionare, ka zbuluar se qeveria shqiptare i ka paguar kompanisë koncesionare, ka zbuluar se qeveria shqiptare i ka paguar kompanisë koncesionare 4.7milionë euro për kontrolle të pakryera deri tani. “Në  total koncesionari  ka përfituar në mënyrë të padrejtë në 455mijë raste koston fikse të kontrolleve të pakryera për këtë shërbim, si dhe TVSH-në  e të gjitha faturave”  thuhet në raportin e KLSH-së.

Pa dyshim kjo përbën një humbje të pastër për paratë e të gjithë ne shqipatrëve. Sipas auditit, në total  kompania koncesionare ka kryer 890mijë kontrolle për periudhën 2015-2017. Por qeveria shqiptare  ka likuiduar pagesën për  1 milionë e 345mijë kontrolle ose 455mijë kontrolle më shumë se sa janë realizuar realisht. Ajo vijuon të paguajë për kontrolle të pakryera edhe gjatë vitit 2018 e këtë vit. Kjo është njësoj sikur qeveria të paguajë para për rrugë që nuk ndërtohen, apo punë që nuk kryhen.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0