Skandal: Fatorinot e linjës Vorë-Marikaj nuk lejojnë invalidët të udhëtojnë falas

Rosaku i rrallë shumëngjyrësh …
Miliona euro të shpenzuara, hekurudha Fier-Vlorë është ende jashtë funksioni.
Sarandë/3 vjeçari rrezikoi të mbytej në det, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Prej më shumë se 1 muaj personat me aftësi të kufizuar po përballen me sjelljet skandaloze të fatorinove të linjës Vorë-Marikaj, të cilët i kërcënojnë të paguajnë biletën e transportit ,në të kundërt të zbresin nga autobusi. Ligji citon se: Person me aftësi të kufizuar” është individi, të cilit i është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikike/mendor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme. Është Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), ai që  vlerëson invalidët e punës me invaliditet të plotë. KMCAP epror është i vendosur ne Tiranë dhe shqyrton te gjitha ankesat e qytetarëve për KMCAP lokale. Siç duket situata  për këta persona është rënduar aq shumë sa janë detyruar ti drejtohen emisionit investigativ” Boom” për zgjidhjen e kësaj çështjeje shqetësuese. Përpara kamerave ata shprehen se fatorinoja së bashku me shoferin e autobusit të linjës i refuzojnë librezën e invaliditetit, ndonëse libreza e invaliditetit  është e përcaktuar në ligjin 78/89, me datë 14/12/1994, ku  neni 11 pika, thotë: “të gjitha mjetet e transportit shtetëror dhe privat qytetas për invalidët bëhet falas. Qytetaret e prekur pohojnë se kërkojnë zgjidhje emergjente për këtë problem ,duke qenë se e kanë të pamundur të udhëtojnë pa mjet transporti për shkak të sëmundjes së tyre dhe temperaturave të nxehta që po na shoqërojnë këto ditë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0