Situata nga covid-19 në Shqipëri/ Zv.ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë

Situata nga covid-19 në Shqipëri/ Zv.ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë

Tatimet kërkojnë taksën e qirave, çdo shtëpi në bregdet, 15% detyrim për të ardhurat…
Të gjithë drejt pediatrisë, ambulancat nuk punojnë…
Sakrifica për të jetuar… !

Zëvendës ministri i shëndetësisë, Albert Nikolla deklaroi në Report tv se vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave ishte një hap i mirë nga qeveria shqiptare dhe se nuk do të ketë një izolim të dytë.

Deklarata e plotë: 

“Varfëria është një problem i të gjithë botës e jo vetëm Shqipërisë. Është diçka që shoqëron shoqërinë njerëzore. Nuk mendoj se është numri total i të varfërve por qasja e qeverisë ndaj tyre. Çfarë ka bërë qeveria për to. Një nga hapat që ka marrë qeveria, shërbimi social shtetëror pati një fushatë të jashtëzakonshëm për shpërndarjen e ndihmave gjatë periudhës së karantinës. Unë doja tu sqaroja që çështja COVID ka dy impakte. Sociale dhe shëndetësore. Impakti i VKM për mbajtjen e maskave do të ketë impakt për të shmangur izolimin. Nuk do të ketë një izolim të dytë. Nuk kemi një rritje drastike, galopante për numrin e viktimave. Është një këshill teknik që ndjek situatën epidemiologjike. Kemi bërë një trajnim që kishte të bënte me COVID. Kemi një përvojë të mirë. Në rast se do të përballemi me një situatë të rënduar do jemi të përgatitur” – tha Nikolla për Report Tv.

COMMENTS

WORDPRESS: 0