Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës

Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës

Lumi “gllabëron” rrugën e fshatit
VOA: Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e Gjirit të Vlorës
Ekskluzive/ Peshkatari që nxorri trupin e pajetë të 17-vjeçares së mbytur në breg: Jo se nuk e ka ndihmuar djali…

Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile janë nisur mbrëmjen e kësaj të diele drejt Shkodrës, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama.
“Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkruajti Rama në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0