Disa nga Sindikatat Ndërkombëtare si ITUC, Unioni Global i UNI, Shërbime Publike Ndërkombëtare, Education International, Federata Ndërkombëtare e Punëtorëve të Brendshëm dhe Gratë në Punësimin Informal, Globalizimi dhe Organizimi kanë dalur me një deklaratë të përbashkët ku shprehen se:
Nevojitet një veprim urgjent për të adresuar ndikimet shkatërruese sociale dhe ekonomike të COVID-19. Si përfaqësues dhe mbështetës të punëtorëve të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, ne kërkojmë i qeverisë që të vihen në aksion për të ndërtuar ekonomi më përfshirëse, të arritshme, elastike dhe të kujdesshme. Kjo mund të arrihet me investime të menjëhershme në kujdesin që lidhen drejtpërdrejt me punëtorin dhe pacientin. Iniciativat e politikave dhe negociatat sektoriale duhet të lidhen pasi kjo është mënyra e vetme për t’u siguruar paga të drejta dhe kushte të mira pune për punëtorët në të gjithë sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit, të cilët garantojnë akses në shëndetin publik dhe shërbimet e kujdesit cilësor për të gjithë.
Pandemia COVID-19 ka ekspozuar dobësinë para-ekzistuese të ekonomive tona dhe ka thelluar pabarazitë strukturore ndërmjet gjinisë, klasës dhe vijave racore.
Në sektorin e shëndetit publik dhe sistemet e kujdesit, vihet re kryesisht se janë të punësuar gratë, dhe në veçanti gratë migrante dhe gratë me ngjyrë. Dështimi për të investuar në profesionalizimin dhe trajnimin e punëtorëve në të gjithë vendin janë disa nga shenjat e një sistemi ekonomik që i ka dhënë pak vlerë këtij problemi.
Pandemia ka nënvizuar rëndësinë e kujdesit shëndetësor për mirëqenien dhe ekzistencën tonë.
Nevoja për investime të menjëhershm në sisteme të shëndetit publik dhe të kujdesit të barabartë dhe cilësor, është më e dukshme dhe urgjente se kurrë.
Punëtorë në të gjithë sektorin e shëndetit dhe kujdesit, joformal dhe formal, në publik dhe privat, pavarësisht nëse punojnë në spitale, bujtina, shtëpi kujdesi, shtëpi private ose shkolla, kanë qenë në vijën e frontit gjatë pandemisë dhe kanë vazhduar të ofrojnë kujdes në rrethanat më sfiduese. Ata meritojnë kushte të denja për punë dhe paga të drejta që pasqyrojnë kontributet e tyre të mëdha për shoqëritë tona.
Sot, ne u bëjmë thirrje qeverive të marrin masa për një ekonomi të kujdesshme:
• Investoni në shëndetin publik dhe kujdesin cilësor, të përgjegjshëm ndaj gjinisë – përfshirë shëndetin mendor, kujdesin për fëmijët, edukimin e fëmijërisë së hershme, kujdesi për të moshuarit dhe shërbime të tjera të kujdesit shoqëror që i shërbejnë të gjithëve.
• Sigurimi i pagave dhe kushteve të denjë për punë, duke përfshirë pagën e barabartë për punën me vlerë të barabartë, mundësi trajnimi për të gjithë punëtorët dhe politika për të mbyllur boshllëqet gjinore në fuqinë punëtore.
• Përmirësimi i niveleve të personelit në të gjithë sistemin shëndetësor dhe të kujdesit për të mbrojtur punëtorët dhe pacientët.
• Siguroni Pajisje Mbrojtëse Personale (PPE), pushim mjekësor me pagesë dhe qasje në vaksina për të gjithë punëtorët e shëndetësisë dhe kujdesit.
• Sigurimi i barazisë dhe mosdiskriminimit në rekrutimin, mbajtjen, qasjen në trajnim dhe mundësi promovimi për punëtorët në të gjithë sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit
• Sigurohuni që të respektohen të drejtat për lirinë e asociimit dhe negociatat kolektive për të gjithë punëtorët në sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit, qoftë në ekonominë formale apo informale, dhe kudo që është e mundur të vendosen negociata sektoriale
• Fondi i mbrojtjes sociale universale, me përgjegjësi gjinore, të jetë i arritshëm nga të gjithë punëtorët, pavarësisht nga statusi i punësimit ose statusi i migrantit, raca, aftësia e kufizuar, identiteti gjinor ose orientimi seksual, dhe përfshirjen e punëtorëve në ekonominë informale
• Të sigurojë qasje të barabartë në shërbime cilësore të shëndetit dhe kujdesit publik, përfshirë refugjatët dhe migrantët, pavarësisht statusit.
COMMENTS