Sindikata e Minatorëve të Bashkuar Bulqize dorëzon petcionin –  Nuk do të ndalemi deri në miratimin e tij

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar Bulqize dorëzon petcionin – Nuk do të ndalemi deri në miratimin e tij

Kur gjykatësit më të lartë thonë gjëra të pavërteta për romët : Nga Adam Weiss
68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme, sjell vetëm pastërti në lagje.
Diskriminimi dhe margjinalizimi që pengojë Romët pa shtetësi në Shqipëri.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar Bulqizë dorëzon peticionin me 10 700 firma për miratimin e Statusit të Minatorit. Ata I bëjnë apel të fortë institucioneve shtetërore se duhet të marin parasyshë dhe shqyrtojnë peticionin pasi në të kundërt ata do të organizohen.

Prej 4 javësh Kryetari i Sindikatës Elton Debreshi, anëtarë të sindikatës, ish minatorë, aktivistë qytetarë janë organizuar për të mbledhur firmat e nevojshme për peticion.

 

Sindikata e minatorëve të bashkuar në një deklaratë në rrjetin social facebook shkruan:

“Sot dorëzuam në institucionet shtetërore firmat e peticionit që kërkon miratimin e Statusit të Minatorit. Më shumë se dhjetë mijë firma në vetëm katër javë, në situatë pandemie e kufizimesh, me burime financiare e njerëzore shumë të limituara.

Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan për një arritje të tillë: minatorë, ish-minatorë, aktivistë të Organizatës Politike dhe të të drejtave të punëtorëve, biznese të vogla lokale, figura publike, portale dhe faqe interneti që shpërndanë lajmin, si edhe dashamirës të tjerë – nga Bulqiza në Korçë, nga Kukësi në Tiranë, Tropoja në Memaliaj, edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Mbështetja dhe solidariteti i tyre jo vetëm mundësoi këtë numër të jashtëzakonshëm firmash, por na jep shpresë që mundemi ta arrijmë miratimin e Statusit.”

 

‘Statusi i Minatorëve’,  një dokument që do u jepte një ndihmë minatorëve që vuajnë nga sëmundjet kronike, familjeve të minatorëve që humbin jetën pa dalë në pension dhe atyre që ndahen shpejt nga jeta për shkak të sëmundjeve profesionale. Statusi po ashtu do të mundësonte një trajtim mjekësor më të mirë për minatorët, diçka që ata thonë për mediat se nuk e kanë tani. Sipas minatoreve, statusi është një e drejtë e mohuar prej vitesh dhe ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre deri në momentin që do e arrijnë atë.

“ Duam t’i bëjmë një apel të qartë institucioneve shtetërore. Statusi i Minatorit është një e drejtë thelbësore, e cila na është mohuar për 30 vjet. Peticioni duhet shqyrtuar një orë e më parë.

Numri i firmave, nëse janë 10 mijë apo 20 mijë, është veç një justifikim i rëndomtë. Statusi duhet të ishte i miratuar prej dekadash.

Peticioni ishte hapi ynë i parë, por jo i vetmi. Të tjerë aktivitete do të pasojnë nëse institucionet shtetërore do të vazhdojnë të tallen. 10 700 minatorë, ish-minatorë dhe qytetarë, nuk janë vetëm firma, por edhe gatishmëri për organizime të tjera.

Të bashkuar dhe të vendosur do ta arrijmë Statusin!”, përfundon deklarata e tyre.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0