Siguria ushqimore: Ja çfarë thotë drejtori i AKU Elbasan

Muslimanët romë fitojnë rastin e diskriminimit kundër Malit të Zi
Aty ku pihet kafja me peshq nëpër këmbë
Jamal Khashoggi, vrasja që tronditi një aleancë

Një temë shumë e diskutuar kohët e fundit në media është ajo mbi  sigurinë ushqimore.

Në emisionin “Pa dorashka” drejtori i AKU Elbasan, Z. Firdus Kurti ka folur gjerë e gjatë mbi situatën aktuale të sigurisë ushqimore duke qenë se kohët e fundit është treguar një interes i vecantë i kësaj teme nga mediat.

Çështja e sigurisë ushqimore është mjaft e gjerë dhe ka problematikat e saj por ditëve të fundit është agravauar pak për shkak të zmadhimit që media i ka bërë diskutimit mbi këtë temë. Ne si AKU duke punuar fort çdo ditë vlerësojmë që situata në Qarkun Elbasan mbi sigurinë ushqimore është e kënaqshme dhe në standardet e kërkuar por jo se nuk ka problematika, ka thënë drejtori Kurti.

AKU Elbasan harton një plan inspektimi dhe ia dërgon për miratim Ministrisë së Bujqësisë. Aktualisht AKU kontrollon mbi 2 mijë subjekte me 15 inspektorë ku përveç planit të inspektimit ata merren dhe me planin e marrjes së mostrave për analizim.

Fermerët që kontrollohen nga AKU janë ata fermerë të cilët janë pajisur me NIPT dhe produktet e tyre i dërgojnë për eksport. Përpara se të dërgohen për eksport bëhen analizat për mbetje të pesticideve tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë e më pas dërgohen për eksport dhe në të gjitha rastet  nuk ka pasur kthim mbrapa sepse niveli i pesticideve ka qenë në normë.

Sugjerimi për konsumatorët është që blerjet e tyre t’i bëjnë në tregjet që kontrollohen nga ana jonë siç janë supermarketet, minimarketet, sepse në këto tregje merren mostra për analizim ndërsa për produkte të veçanta që tregtohen në tregje të hapura AKU nuk sugjeron të bëhen blerje për shkak se janë të pakontrolluara, me nivele shumë të ulëta të higjienës.

Laboratori në AKU Elbasan nuk është funksional që prej vitit 2014 për arsye se në atë kohë me një urdhër të ministrit të atëhershëm është bërë një shkurtim personeli dhe nuk bëhen analizat më në Elbasan. Është lidhur një kontratë me AKU Durrës për shkak të rajonalizimit të laboratorëve ushqimorë dhe analizat tona ne i dërgojmë në Durrës ose te ISUV-i në Tiranë.

Një problem tjetër që hasim shpesh në blerjet tona është siguria e produkteve shtazore e cila është pika kryesore e punës së AKU duke qenë se këto produkte kategorizohen si stabilimente me rrezik të lartë.

Çdo vit ne kemi  një plan inspektimi që na vjen nga Drejtoria Qendrore ose Ministria e Bujqësisë dhe kontrolli kryhet  te lënda e parë që është qumështi i papërpunuar për qelizat stomatike, ngarkesën bakteriale dhe përdorimin e antibiotikëve. Ne këshillojmë që konsumatori ta blejë qumështin në pikat e grumbullimit të tij sepse aty është i kontrolluar, i pasterizuar dhe i etiketuar. Nuk promovojmë blerjen individuale nëpër fermerët që shesin me bidona për shkak të rrezikshmërisë së bidonave  plastik.

Gjithashtu në rast se qytetarët hasen me produkte  jashtë afateve të përdorimit ne nxisim qytetarët të denoncojnë rastet e abuzimit me produktet ushqimore por fatkeqësisht këto  denoncime janë shumë të pakta.

Vaji i palmës gjithashtu është kthyer në një problem shqetësues për sasinë e përdorimit në produkte si edhe për mosetiketimin  si shtesë. Me ligj të gjitha produktet që përmbajnë vaj palme duhet patjetër ta kenë të deklaruar në produkt çdo shtesë ushqimore dhe konsumatori zgjedh vetë se çfarë do të blejë.

Viti e kaluar p.sh. është vit i mbushur me masa administrative sic janë paralajmërimet dhe gjobat për shkak të moszbatimit të detyrave të lëna nga AKU  dhe ne e mbyllëm vitin 2018 me 120 gjoba me mbi 20 milionë lekë të reja, 540 paralajmërime dhe 100 subjekte të mbyllura.

Problematikat më të mëdha kanë qenë me thertoret e kafshëve dhe kryesisht që kanë të bëjnë me kushtet higjieno-sanitare dhe godinën ku bëhet therja. Bashkia Gramsh dhe Përrenjas janë më problematiket pasi nuk ka thertore në këto dy bashki dhe në disa raste janë marrë masa deri në konfiskimin e produktit mish.

Ndërsa mishi si produkt kontrollohet nga veterinerët e bashkive, kontrolli fizik i kafshës para therjes, gjatë therjes dhe derisa del mishi është detyrë e veterinerëvë të bashkisë ndërsa AKU kontrollon godinën dhe bën analizën e produktit. Nga kontrollet e kryera vitin e kaluar nga AKU në dyqanet e mishit në qytetin e Elbasanit janë konfiskuar dhe asgjësuar 1.5 ton mish i freskët.

Stina e verës paraqet problemet e veta për shkak të rritjes së temperaturave dhe AKU ka një plan të veçantë inspektimi çdo vit, i cili konsiston në kontrollin e subjekteve që frekuentohen më shumë nga turistët, nëpër periferi. Shtrirja e planit është nga 15 maj deri në 15 shtator, periudhë e cila është e mbingarkuar për inspektorët e AKU.

Drejtoi i AKU rithekson thirrjen e tij për bashkëpunimin midis qytetarëve ose konsumatorit dhe strukturave të AKU si edhe me pushtetin vendor.

Për këtë temë janë pyetur edhe qytetarë të rastësishëm në tregun e fruta-perimeve të qytetit, mendimet e të cilëve në thelb shprehin frikën për mossigurinë e produkteve që konsumojnë.

Një shitës shprehet se shitja ka rënë shumë për shkak të përhapjes së mendimit se fruta perimet janë me hormone e pesticide.

Një zonjë tjetër thote se i blejmë me frikë produktet por s’kemi ç’bëjmë do i blejmë.

E fundit e intervistuar ka analizuar të gjithë situatën, ajo shprehet se frika për ta ngrënë një produkt është shumë e madhe, se mendohemi për jetën sepse kjo do të thotë të vdesësh nga njerëz që duan të pasurohen me çdo kusht, edhe duke dëmtuar të tjerët. Unë përpiqem t’i zgjedh, t’i blej tek njerëz të njohur por e di që i bëj dëm vetes dhe ekonomisë së familjes. Nuk më dhimbset vetja por mendoj për brezat e ardhshëm sepse kam 20 nipër e mbesa dhe 5 stërnipër e stërmbesa dhe hera herës janë të detyruar tii blejnë të gatshme ushqimet duke mos pasur mundësinë të gatuajnë në shtëpi për shkak të punëve që kanë prindërit.  Prandaj lutemi që shteti të vërë dorën në zemër.

tregu fshatar fruta perime 584x350

COMMENTS

WORDPRESS: 0