Siguria në punë – fitorja e parë ligjore për 5 të dëmtuar nga OSHE-ja

Siguria në punë – fitorja e parë ligjore për 5 të dëmtuar nga OSHE-ja

Elbasan: Ja sfidat e një babai për të siguruar nevojat bazike të fëmijëve të tij
Pakësimi i shqiptarëve, efekt te pensionet. Deri në 2040-n, 235 mijë më pak vetë
«Nuk ke të krahasuar me asnjë dashuri», doktor Tritan Kalo emocionon të gjithë me poezinë për vajzën e tij autike

Kompania publike e shpërndarjes së energjisë elektrike është shpallur fajtore për shkaktim dëmi në të paktën 5 padi civile dhe duhet të paguajë dëmshpërblime të majme ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre, një kambanë alarmi sipas ekspertëve për masat formale të sigurisë në punë në sektorin publik, raporton BIRN

OSHEE është një nga korporatat më të mëdha në Shqipëri me të ardhura të raportuara në vitin 2019 në vlerën e 56 miliardë lekëve . Sipas të dhënave të siguruara prej BIRN nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore,nga viti 2014 deri në vitin 2020, në sektorin ‘elektricitet, gaz dhe ujë’ janë regjistruar 28 aksidente në punë me viktima.

E pavarësisht se Inspektoriati nuk i përcakton në raporte kompanitë ku kanë ndodhur aksidentet, në raportet e saj OSHEE veçohet si një nga shkaktaret kryesore.

“Në pjesën dërrmuese të rasteve në subjektin OSHEE”, thuhet në raportin vjetor të Inspektoriatit për vitin 2015 – një frazë që përsëritet ‘copy-paste’ edhe në raportin vjetor të vitit pasardhës raporton BIRN.

Profesioni i elektricistit është një nga më të rrezikshmit në sektorin publik.Të dhënat e mbledhura nga BIRN nga burime të hapura tregojnë se nga janari i këtij viti, 4 elektricistë të OSHEE dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, kanë humbur jetën në aksidente në punë. Dy aksidente ndodhën në Gjirokastër dhe një tjetër me dy viktima në Fier.

Ekspertët thonë se mungesa e masave formale të sigurisë është diçka që vihet re në të gjitha kompanitë publike dhe në vetë administratën shtetërore.

Konstatimi i ekspertëve mbështetet në hetimet gjyqësore, si rrjedhojëe padive për shkaktim dëmi të  depozituara në Gjykata e Fierit në rastet e aksidenteve në punë të punonjësve të OSHEE-së.

Madje në njërin prej vendimeve – i shpallur nga Gjykata e Fierit në 25 qershor 2020, vetë kompania publike e shpërndarjes së energjisë elektrike kërkon të shfajësohet nga barra e përgjegjësisë për dëmin, duke u mbështetur tek mungesa e kontrolleve të Inspektoriateve shtetërore.

“Nga provat që janë paraqitur në këtë gjykim, rezulton se, për këtë dëmtim nuk është mbajtur asnjë akt nga organet përkatëse ligjzbatuese apo nga ISHTI si organ që e ka detyrim ligjor të bëjë kqyrjen e vendngjarjeve në rastet e aksidenteve,” citohet mbrojtja e OSHEE-së.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0