Enti Rregullator i Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të miratojnë në fund të këtij viti kontratën e re dhe mënyrën e re të faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.Parlamenti i ka lënë si detyrë për vitin 2018,ERE-së dhe OSHEE-së që të nisin proçedurat për të mundësuar mënyrën e re të faturimit. Tashmë ,konsumatori familjar do të ketë lexim të sahateve të tij një herë në 3 muaj ose një herë në 6 muaj. Operatori i sistemit të Shpërndarjes së Energjisë , në kontratën e re,do t’u lërë si mundësi qytetarëve të zgjedhin nëse duan të faturohen sipas modelit të ri ose me faturimin aktual. Pra, për secilin familjar do të krijohet një historik i konsumit të energjisë dhe në bazë të tyre ata do të paguajnë një shumë fikse energjie cdo muaj.
Ne muajin e tretë kur do të bëhet matja e energjisë së harxhuar,në rast se familjari ka konsumuar më pak,atëherë OSHEE do t’ia rimbursojë këtë shumë në faturën e muajve të tjerë. Modeli i ri i faturimit është vendosur në rezolutën e miratuar nga Parlamenti për vitin 2018. “Të nxisë OSHEE-në për vënien sa më shpejt në punë të sistemit të ri të faturimit,i cili lehtëson në mënyrë të ndjeshme matjen e energjisë dhe krijon mundësi dhe opsione të reja të nevojshme, duke përfshirë edhe matjen periodike disamujore,si dhe perfshirjen në kontratën tip për vitin 2019 të kesaj mënyre matjeje”,thekson rezoluta e miratuar në Kuvend.
FORMULA
z.I.Beqaj, ka sqaruar mënyrën e re të faturimit dhe çfarë benefitesh do të sjellë ajo për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.”OSHEE po punon për sistemin e ri të faturimit . Eshtë nje sistem modern dhe besoj se në mes të vitit do të vihet në funksionim. Nuk ka nevojë të lexojmë sahatet çdo muaj . Sahati mund të lexohet një herë në tre muaj ose një herë në 6 muaj ,praktike e rëndomtë edhe në vëndet europiane ,të paktën prej disa dekadash . Bie dakord me konsumatorin që për 2-3 muajt e dimrit konsumi mesatar është x lekë ,fatura është kaq dhe ti një herë në tre muaj,bën leximin dhe bën modifikimet e nevojshme nëse ka pasur shmangie më shumë apo më pak nga faturimi”.
Me këtë nismë ,sipas I.Beqes ,do të shkurtohet ndjeshëm numri i punonjesve të OSHEE-së ,që merren me matjet e sahatëve . “Kjo do të bëje që minimalisht për vete ndërmarrjen ,trupa lexuese të shkurtohet me dy-tri herë. Vetë konsumatori familjar e di se ka nje shumë fikse sa e ka faturën mujore ,ndërkohë që për raste të veçanta kur dikush do të largohet apo i duhet një ndryshim esencial në konsumim mujor,për më shumë apo për më pak ,në vëndet e Europës, shkohet dhe negocion me kompanine dhe kalohet në nje regjim tjetër .
A do te jetë 3 muaj apo 6 muaj , kjo varet sa do të vendose ERE me OSHEE-në,por minimalisht që kjo të ndodhë duhet që kur ERE t’i miratojë OSHEE-së kontratën tip për familjarët për vitin 2019.t’ia lexojë dhe këte opsion si mundësi faturimi”.
Burimi/Panorama.al
COMMENTS