“Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të virtuozit të dashur për gjithë shqiptarët e ndau djali i tij, artisti Fatos Qerimaj.
“Me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur. Zoti e pranoftë në parajsë”- shkroi i biri.
Hetem Qerimaj i kushtoi jetën muzikës së mirë shqiptare, duke e trashëguar edhe tek fëmijët, nipërit e mbesat. Qerimaj në moshën 22-vjeçare krijoi kabanë e parë në violinë dhe për vite interpretoi në Filarmonië Shqiptare dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Violina e shoqëroi gjithë jetën, duke interpretuar me të njëjtin pasion. 85-vjetori i Hetemit e ngjiti në skenë bashkë me familjen duke dhuruar një koncert të veçantë.
Mjeshtrinë dhe dashurinë për instrumentet, Hetemi e trashëgoi tek pasardhësit e tij ku në tre breza në skenë janë të njohur 9 artistë nga tre breza.
COMMENTS