Shqiptari përdhunon 22-vjeçaren me probleme mendore: Gjithçka që bëj është pjesë e ritit për ta shëruar 

Shqiptari përdhunon 22-vjeçaren me probleme mendore: Gjithçka që bëj është pjesë e ritit për ta shëruar 

Covid-19/ Qeveria Greke merr masa për ti ardhur në ndihmë qytetarëve
Flet vëllai i të burgosurit që vari veten në furgonin e policisë greke/Nuk është e vërtetë
Greqi/ Humbin jetën dy vëllezërit shqiptarë në një aksident

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Larisa në Greqi. Një shqiptar ka abuzuar seksualisht me një 22-vjeçare që kishte probleme mendore.

Sipas mediave greke, shqiptari 40-vjeç, kishte bindur babain e 22-vjeçares se ishte një “vizionar-shpirtëror” dhe se me fuqitë e tij të mbinatyrshme ai mund të ndihmonte vajzën.

Vajza pretendon se është përdhunuar në verë. 22-vjeçarja tha se nuk kishte folur më herët pasi 40-vjeçari i kishte thënë se gjithçka që ai i po bënte ishte pjesë e procesit që do të shëronte.

“Para se të hapja derën, ai më tha dhe mos harro, mos fol askund, siç thamë, ne i mbajmë disa gjëra me vete deri në varr”, rrëfeu vajza se i kishte thënë shqiptari.

Mediat greke shkruajnë se 40-vjeçari prej disa vitesh jetonte në greqi dhe punonte si bojaxhi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0