Shqiptarët po punojnë më pak në 2021 – ja cilat jane arsyet

Shqiptarët po punojnë më pak në 2021 – ja cilat jane arsyet

Punonjësit e sektorit privat dhe shtetëror në shqipëri punojnë në vende pune , jo të sigurta për shëndetin e tyre.
4 PLATFORMA TË REKOMANDUARA PËR KRIJIMIN E WEB-FAQEVE
Të jetosh apo mbijetosh me 72 mijë lekë të vjetra pension?

Nga totali i popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç), vetëm 59% e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonte 61.6% e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës.

Pandemia i ka përkeqësuar treguesit e punësimit në vend, pasi shkalla e punësimit (popullsia që punon në raport me popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç) po vinte në rritje vitet e fundit për dy arsye.

E para, popullsia në vend është në rënie dhe popullsia në moshë pune gjithashtu. Nga viti 2017 në vitin 2021, treguesit zyrtare raportojnë se grup mosha 15-64 vjeç ka pësuar rënie me 2.3%.

Së dyti, oferta në punë ka ardhur në rritje si rrjedhojë e rritjes së natyrshme të ekonomisë para se të niste pandemia.

Pandemia shkaktoi dobësi në treguesit e punësimit në vend, të cilët nuk po përmirësohen edhe pse ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes në gjysmën e parë të vitit.

Nga mbi 1,9 milionë persona në moshë pune në tremujorin e parë të vitit 2021, pohuan se punojnë mbi 1,1 milionë persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë në të zezë. Nga listëpagesat e tatimeve në tremujorin e parë të vitit 2021 vetëm 60.8 për qind e personave që raportuan se punojnë paguan sigurime. Nga 1,139, 197 persona të punësuar vetë, 692,772 prej tyre paguan kontribute.

Shqipëria është një ndër vendet e Europës me informalitetin më të lartë të tregut të punës. Me herët këtë vit në një studim të posaçëm për informalitetin në tregun e punës, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i kërkoi Shqipërisë që të bëjë reformë strukturore, me synimin qe të ulë informalitetin dhe për të rritur fitimet nga puna.

COMMENTS

WORDPRESS: 0