Shqiptarët me pagat më të ulëta në Evropë – Konsumi i tyre kanalizohet vetëm në barna dhe ushqime

Shqiptarët me pagat më të ulëta në Evropë – Konsumi i tyre kanalizohet vetëm në barna dhe ushqime

2020 – Viti më i vështirë i dekadave të fundit
Alarmante: Elbasani renditet i dyti nga varfëria
Ulen të ardhurat nga puna jashtë vendit, emigrantët sezonalë tashmë janë të papunë

Shqipëria renditet ende si një vend ku papunësia është në nivele të larta në raport me vendet e tjera Europës, por edhe ata që punojnë, në shumicën e tyre, marrin paga minimale. Në vitin 2018, Shqipëria ishte e para ndër vendet europiane që kishte më shumë se 23% të totalit të të punësuarve që marrin pagë të ulët, sipas përllogaritjes së Eurostat.

Sipas revistës Monitor, Instituti Europian i Statistikës konsideron me pagë të ulët, ata që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në muaj. Në vendet e BE-së më 2018 u përllogarit se 15.3% e të punësuarve kishin pagat të ulëta, ndërsa në Shqipëri, kjo kategori është 8 pikë përqindje më e lartë.

Periudha e pandemisë e theksoi pamjaftueshmërine e të ardhurave të qytetarëve shqipëtarë nga pagat e tyre. Shpenzimet e tyre u kanalizuan në ushqime dhe medikamente mjekësore.

Pas përfundimit të karantinës dhe në tremujorin e tretë të vitit, konsumi ka vijuar të jetë i dobët dhe i përqendruar vetëm në produktet ushqimore, ndërsa shihet një rritje e lartë e konsumit të ilaçeve.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, në korrik u shënua një rritje e lehtë e indeksit të vlerës së tregtisë me pakicë me bazë vjetore me 0.8%. në gusht, ky indeks shënoi një tkurrje prej 7.2% në raport me gushtin 2019, duke reflektuar turizmin më të dobët, sidomos si rrjedhojë e rënies së hyrjeve të të huajve, që nuk u arritën të kompensoheshin nga turistët vendas. Në shtator, shitjet u gjallëruan pas shumë muajsh, duke u rritur me 3.7%, të nxitura nga fillimi i vitit shkollor dhe ardhjet e turistëve nga Kosova.

34 vjeçarja A. P. nëna e dy fëmijëve u shpreh për informim.al se pavarësisht se është e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj e kanë të vështirë që ta mbyllin muajin pa marë veresie. “ Punoj në fasoneri e mar 280 mijë lekë të vjetra në muaj edhe burri punon në ndërtim, me këto firmat. Jam në shtëpi me qera, paguaj 250 mijë plus drita e ujë. Fëmijët i kam në shkollë duhen rritur. Çmimet vetëm rriten çdo ditë, cfarë të marësh më 10 mijë lekë, as një vakt mëngjesin se shtyn. Ne mezi e mbyllim muajin, asnjë gjë tjetër nuk mund të bëjmë, përse të mos marim ndonje ndihmë nga shteti nga pronarët ku punojme, që edhe fëmijët tanë të argëtohen, apo festojnë??” – u shpreh ajo.

Krahas ushqimeve, që janë produkti bazë për të cilin shpenzojnë familjet, pandemia e Covid-19 ka rritur ndjeshëm konsumin dhe blerjen e barnave në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja ishte më e fortë sidomos në shtator, (+24.5%), teksa vala e dytë e Covid-19 filloi të përshpejtohet, duke shënuar zgjerimin më të lartë nga të gjitha grupet e tjera, sipas aktivitetit ekonomik.

Një tendencë e tillë është konfirmuar dhe nga importet e produkteve farmaceutike që kanë shënuar rritje në shtator e tetor.

Mjekët dhe farmacistët pohojnë se ka pasur një rritje të lartë të konsumit të vitaminave, kryesisht C dhe D, antibiotikëve, të produkteve qetësuese që kanë përdorur të prekurit me Covid-19, si dhe të serumeve, kortizonikëve, antikoagulantëve.

Nëna Buqen, 76 vjeç e gjetëm te tezga e frutave të Pazari I Ri, na tregoi se është pensioniste dhe se gjysma  e pensionit të saj shkojnë për ilaçe, vuan nga sëmundje e aparatit tretës. “ ç’të të them o bijë, më keq nuk ka ku të vejë, ishalla nuk na rriten çmimet për vitin e Ri, ngelëm duke ju kërkuar fëmijëve në migrazion, mirë që nuk I shohim me sy, i kemi dërguar  nëpër botë, por ngelëm duke iu kërkuar, ata janë me familjet e tyre tani, unë ju kërkoj një më dy. Na doli edhe ky dreq Covidi që spo dimë ta heqim, ngela duke blerë vitamin se thonë të bëjnë mirë (qesh), nuk e di,  nuk e di” – tregon nëna Buqe.

 

Gjatë muajit Korrik sipas të dhënave të detajuara të INSTAT për tregtinë me pakicë, shitjet në total u rritën lehtë me vetëm 0.8%, pasi ishin gjallëruar disi në Qershor (+6.6), që ishte muaji i parë pas daljes nga karantina dhe u kompensua deri diku nga shitjet e munguara të Marsit dhe Prillit ku pati një rënië të ndjeshme tregëtia me pakicë.

Në muajin Gusht, mungesa e turistëve dhe e eemigrantëve e dobësoi konsumin. Këtë vit, teksa numri i hyrjeve të shtetasve të huaj që hynë në vend ra me 63% (ose gati 1 milion persona më pak), tregtia me pakicë shënoi një rënie prej 7.2%.

Pothuajse të gjita grupet ishin me rënie në gusht, me përjashtim të produkteve farmaceutike e mjekësore, indeksi i vlerës së të cilave u rrit me 10.7% me bazë vjetore. Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 21%, ndërsa dhe shitjet e Pajisjeve kompjuterike, informatike shënuan një tkurrje të forët me 14.3%.

Ndërsa në muajin Shtator pati një rritje të lehtë të konsumit si rrjedhojë e fillimit të shkollës, me shitjet e “Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit”, që u zgjeruan me 23.2%, ndërsa dhe dyqanet e vogla raportuan rritje si për produktet ushqimore, ashtu dhe ato jo ushqimore, i nxitur dhe nga turistët nga Kosova, që në Shtator u rritën me 44% në krahasim me të njëjëtn periudhë të një viti më parë.

 

Revista Monitor shkruan, sa  më i ulët të jetë niveli i arsimimit të një personi, aq më të larta janë gjasat për të përfituar një pagë e ulët. Më shumë se një e katërta (27.1%) e të punësuarve në BE me nivel të ulët arsimimi ishin me pagë të ulët. Përqindja e punonjësve me pagë të ulët nis e zvogëlohet me rritjen e nivelit arsimor, teksa shihet se pagat e ulëta përfitoheshin vetëm nga 4.6% e të punësuarve me arsim të lartë.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT, personat me pagë deri në 300 mijë lekë përbënin 38.7% të të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë, nga 37.1%  në tremujorin e dytë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0