“Shqiptarët ikin nga varfëria”/ Analiza e “Financial Times” për shkaqet e ikjes drejt Anglisë dhe përfshirjes në kriminalitet

“Shqiptarët ikin nga varfëria”/ Analiza e “Financial Times” për shkaqet e ikjes drejt Anglisë dhe përfshirjes në kriminalitet

I vuri tritol makinës së biznesmenit, Gjykata e Elbasanit dënon me 25 vite burg Astrit Sinanajn
Korçë/Dëmtimi i të mbjellave,rrit çmimin e prodhimit
Bosnje – 26 vite nga masakra e Srebrenicës

9E220460 3643 4095 A450 3BF60A36D542

Media britanike Financial Times i ka dedikuar një artikull emigrimit të shqiptarëve në ishull.
Paga mesatare mujore në Shqipëri, është 60 mijë lekë ose 450 paund në muaj, sipas INSTAT.
Megjithatë, në zonat e thella rurale si Kukësi, rrogat mund të jenë dukshëm më të ulëta, e shumë njerëz, arrijnë t`ia dalin mbanë vetëm përmes punëve shtesë që nuk pasqyrohen në statistikat zyrtare. “Kontrasti midis mundësive ekonomike në luginat e largëta si Kukësi dhe Mbretërisë së Bashkuar është i thellë”, shprehet për “Financial Times” Edval Zoto, një konsulent i pavarur që drejton një program të ri të financuar nga qeveria britanike në rajon.

Institucionet në Kukës janë braktisur, shprehet ai. Shkollat e ndërtuara për 300 fëmijë tani kanë vetëm 50. Punët zhduken, e bashkë me to, edhe mbështetja e sigurt për familjet. Universiteti i Tiranës e mbylli degën e tij lokale. Nuk ka ngritje në karrierë. Nuk ka vizion për jetën në këtë vend”, pohon me tej.
Të rinjtë, vazhdon Zoto, tundohen nga bota e parave të lehta që portretizojnë trafikantët me imazhe e video, pjesë e një fushatë mjaft të sofistikuar në mediat sociale në Instagram dhe TikTok.
“Me pak agjentë të fshehtë në Kukës, mëson kë duhet të telefonosh. Megjithatë, po flasim për 1 milion refugjatë. Ky është një komunitet i vogël”, citon shkrimi fjalët e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, thekson Financial Times, gjatë qeverisjes së Ramës, bandat shqiptare e forcuan traditën disa dekadëshe të kultivimit dhe eksportit të kanabisit dhe kanë krijuar një rrjet të fuqishëm global trafikimi, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0