Shqiptarët e varfër prej 30 vitesh, çmimet më të larta për naftën dhe telefoninë

Eurostat – Shqipëria zhytet në borxhe gjatë pandemisë
Raporti i UNPD – Covid-19 godet të dobëtit/ Mbi 200 milionë vetë në varfëri ekstreme
Pas pandemisë vështirësohen kriteret për të marrë kredi, si për bizneset edhe për individët
3HJIBY5GIWQTSKLELVS2MOAOFQ

  Foto: Çmimet e larta të karburanteve

Konfederata e Industrive Shqipëri dhe Kosovë (Konfindustria) ka vlerësuar se çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të lartat në Evropë. Vazhdimësia e çmimeve “mjaft të larta absolute dhe krahasimore në nivel rajonal, evropian dhe botëror të karburanteve përbën një nga shkaqet kryesore të fuqisë së ulët konkurruese të ekonomisë shqiptare.

Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i “Konfindustrisë”, vlerëson se çmimet e larta të karburanteve dhe cilësia e dobët e tyre rrezikojnë drejtpërdrejt falimentimin e bizneseve prodhuese dhe të shërbimeve shqiptare, tërheqjen e investimeve të huaja dhe të vendit, rritjen e papunësisë, prekin rëndë mirëqenien e qytetarëve, duke goditur ashpër zhvillimin ekonomik në afatgjatë të vendit të prekur rëndë edhe nga pasojat e pandemisë COVID-19.

hassan ouajbir IYU YmMRm7s unsplash 1024x683 1

     Foto: Çmimet e larta të telefonisë celulare

Meqë jemi tek çmimet e larta, po të shikojmë 5 vitet e fundit, kostot e komunikimit për shqiptarët janë dyfishuar. Sipas Eurostat, indeksi i shpenzimeve për komunikimin, i rregulluar sipas parimit të barazisë së fuqisë blerëse (purchase poëer parity, PPP) arriti në nivelin 106.7 për vitin e kaluar, në rritje për të gjashtin vit radhazi.
Si tregues reference ose benchmark në ndërtimin e këtij indeksi është mesatarja e Bashkimit Europian, e shprehur në nivelin 100.

Niveli 106.7 tregon se në Shqipëri kostot reale të komunikimit janë 6.7% më të larta mesatarja e Bashkimit Europian.
Ky tregues për Shqipërinë është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kosto e komunikimit vlerësohet më e lirë në Maqedoninë e Veriut, në nivelin 67.1% e mesatares së BE-së, e ndjekur nga Serbia me 72.1%. Vendet e tjera kanë nivele më të larta, po sërish poshtë mesatares së BE-së. Për Kosovën, Eurostat nuk ofron të dhëna të përditësuara që prej vitit 2017, kur indeksi në fjalë ishte në nivelin 62.5.

Brenda Bashkimit Europian, vendet më të shtrenjta janë Belgjika dhe Greqia, përkatësisht në nivelin 176.1 dhe 175.1, ndërsa vendi më i lirë është Rumania, ku shpenzimet për komunikimin janë sa 38% e nivelit mesatar të BE-së.
Tendenca në rritje e kostove të komunikimit në Shqipëri përkon edhe me rënien e konkurrencës në tregun e shërbimeve celulare, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt, Plus Communication. Prej asaj periudhe, operatorët kanë ndjekur një tendencë të shtrenjtimit gradual të paketave ofertë të komunikimit.

Vitin e kaluar, çdo përdorues shpenzoi mesatarisht rreth 7 mijë lekë për shërbimet e telefonisë celulare. Të dhënat nga AKEP tregojnë se shpenzimi i shqiptarëve për komunikimin me celular u rrit për të tretin vit radhazi. Treguesi ARPU (average revenue per user) i shërbimeve celulare u rrit sipër nivelit të 7 mijë lekëve për herë të parë që prej vitit 2012.

Burimi:INSTAT

COMMENTS

WORDPRESS: 0