Shqipëria me 80 aksidente në 20 ditët e para të vitit

Elbasan: Aktivistët e LRER-së së dhe familjarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian bashkohen në aktin humanitar për familjet e prekura nga tërmeti
U inaugurua vetëm 4 vite më parë, aksi rrugor Elbasan-Cërrik drejtë shkatërrimit
Lufta ndaj diskriminimit, a mjafton vetëm një ditë?
aksident motor 750x450 1

Foto: Aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, ku humbi jetën 68 vjeçari

Në 20 ditët e para të muajit Janar 2021 janë rregjistruar mbi 80 aksidente rrugore ku kanë humbur jetën 13 qytetarë.

Rasti më i fundit u rregjistrua ditën e marte në Shkodër, ku një 68 vjeçar teksa po udhëtontë me motoçikletën e tij u godit nga një automjet.

Shkak për këto aksidente kanë qenë disa faktorë si parakalimet e gabuara, përdorimi i alkolit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe vështirësitë në qarkullimin rrugor që krijohen gjatë dimrit dhe shpejtësia e lartë, madje edhe në zemër të kryeqytetit.

auto akasidenttt1610987805

Foto: Aksidenti para ambasadës Italiane

Një aksident i frikshëm ndodhi pak ditë më parë fare pranë kryeministrisë, përballë ambasadës italiane, ku makina e cila po drejtohej nga Stiverjan Dashi hyri në kryqëzim me semafor të kuq me një shpejtësi rreth 150 km në orë. Automjeti i llojit BMV me motor të madh e shumë të fuqishëm ishte në pronësi të një ndërmarrje fasonerie në Kamëz.

Për këtë aksident policia e Tiranës nuk kishte asnjë njoftim edhe pse ai ishte shumë i rëndë dhe ndodhej në një zonë me shumë lëvizje këmbësorësh, ndërkohë mësohet se shoferi, një i ri i apasionuar pas makinave të shpejta ka marrë vetem një dënim administrativ për ngjarjen e cila mund të kishtë shkaktuar edhe viktima, por fatmirësisht dy kalimtarët që po kalonin rrugën në vijat e bardha shpëtuan, sikurs shpëtoi edhe drejtuesi i automjetit skoda, i cili po qarkullonte në kryqëzim me shpejtësinë e duhur dhe comform rregullave të qarkullimit.

Jo më larg se ditën e Diel si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Njazi Meka gjeti vdekjen një vajzë 10 vjeçare.

Sipas informacioneve të policisë e mitura u përplas nga një drejtues automjeti të tipit Foristradë, 0sapo kishte dalë nga dera e shtëpisë së saj dhe po kalonte në rrugë.

aksidenti rreshen 780x439 1

Foto: Aksidenti tragjik i familjes kosovare

Ndërsa kjo është makina Citroen ku udhëtonin 5 anëtarët e një familje nga Kosova, 4 prej të cilëve u shuan tragjikisht nga një aksident rrugor të ndodhur në rrugën e Kombit, ndërsa fëmija i mitur i familjes mbeti i plagosur rëndë.

Pamjet janë rrënqethëse dhe mësohet se shkaku i këtij aksidenti tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i automjetit në të cilin udhëtonte familja kosovare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0