Shqipëria kërcënohet nga moti i keq/ Dalja e lumenjeve nga shtrati rrezikon përmbyjtje në Vlorë dhe Shkodër

Aktivistet rom dhe egjiptian ndikuan në vendimin e qeverisë për pagën e punonjësve informalë.
Problemet e vazhdueshme të ujit të pijshëm në njesinë administrative Sukth.
“Minoritetet”, ndryshon projektligji,  tashmë Shqipëria bëhet me 9- të minoritete
moti

Foto ilustruese

Situata e keqe e motit ditët e fundit ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit tonë.
Reshjet e shiut pa pushim e në shumicën e kohës të shoqëruara me shtrëngata të mëdha, ka bërë të mundur daljen e shumë lumenjeve nga shtrati i tyre e duke krijuar problematika të mëdha.
Kështu në Vlorë deri më tani ka patur përmbytje të disa rrugëve kryesore të qytetit dhe përmbytje të tokave bujqësore, ndërsa në Bashkinë e Rrogozhinës, dalja nga shtrati i lumit Shkumbin ka përmbytyr shumë toka e fshatra rreth e rrotull.

Burime për Informim.Al bëjnë me dije se praninë më të madhe të ujit nga reshjet e shiut e ka patur bulevardi Vlorë-Skelë, Rruga Transballkanike, kryqëzimi i lagjes 29 nëntori, Lagjja Pavarësia si dhe rruga pranë universitetit “Ismail Qemali”.

download 1

  Foto: Lumi Shkumbin

Dalja nga shtrati e lumit Shkumbin në pjesën fundore të tij para derdhjes në detin Adriatik ka bërë që uji të vërshojë rrugëve të fshatrave dhe ka depërtuar edhe në oborret e banesave. Banorët e zonës shprehen se situata është përkeqësuar edhe për shkak të mospastrimit të kanaleve kulluese.
Reshjet intensive rrezikojnë përmbyjtje të mëdha edhe në qytetin e Shkodrës. Sipas IGJEUM reshjet gjatë kësaj jave do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, por edhe lumenjve të tjerë në të gjithë vendin.

1609934784 Screenshot3

 Foto: IGJEUM , përmbytjet në Shqipëri

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 6 – 11 Janar 2021 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve.”

Nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se si pasojë e shirave të dendura ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër. Sipas ARRSH në këtë segment rrugor u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur. Ndërkohë në segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie materialesh dhe prurje aluvionesh në trupin e rrugës është punuar me grupet e punës dhe makineri, nuk probleme me qarkullimin. Po ashtu edhe në Berat-Corovodë ka pasur disa problematika, por deri tani rruga është e kalueshme.

Presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë, veçanërisht ministritë përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë këto paralajmërime serioze dhe të garantojnë urgjentisht.
“Në këto kushte, i bëj thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjëse, prefekturave dhe bashkive në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, të marrin në konsideratë këto paralajmërime serioze dhe të garantojnë urgjentisht:
– Informimin me transparencë dhe në kohën e duhur të popullatës, që jeton në zonat me rrezik potencial përmbytjeje, me qëllim garantimin e jetës dhe minimizimin e pasojave në prona e bagëti;
– Garantimin me rezerva të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blektorinë;
– Vendosjen e hidrovoreve në regjim gatishmërie pune, me kapacitet të plotë;
– Vënien në gatishmëri të strukturave të koordinimit, menaxhimit dhe atyre operacionale, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për minimizimin e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut;
– Gatishmërinë e strukturave operacionale, grupeve të kërkim-shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese, për garantimin në çdo kohë të operacioneve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet;
– Marrjen e masave për kalueshmërinë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dheut apo gurëve.” – u shpreh Meta.
Nwse do tw kthehemi pas nw vite, Shqipwria wshtw goditur thuajse nga njw fatkeqwsi natyrore nw vit qw kanw tw bwjnw me pwrmbytjet nga reshjet e shiut.

unnamed

Foto ilustruese

Më poshtë kemi një tablo me disa nga përmbytjet ndër vite:
Përmbytjet 1995-1996
Shtator 1995-Janar 1996, përbën një periudhë kohore, gjatë së cilës zona të ndryshme të vendit u ndeshën me përmbytjet e herëpashershme. U shndërruan në gërmadha shumë shtëpi banimi, në raste të veçanta duke marrë edhe jetë njerëzish në zonat Shkodër, Lushnjë, Krujë, Laç, Durrës, Lezhë dhe të gjitha zonat ku u ndjenë pasojat e përmbytjes.
Përmbytjet Shtator 2002
Përmbytja që ndodhi në periudhën 22-30 Shtator 2002 nga reshjet e shumta, krijuan një situatë të rëndë për zonat e Milotit, Lezhës, Torovicës, Zadrimës e Shkodrës. U përmbytën mbi 16.000 ha tokë bujqësore dhe u prekën 7500 familje. U evakuuan shumë familje nga zonat e përmbytura.
Përmbytjet Shkurt-Mars 2004
Zonat fshatare në Veri të Shqipërisë kanë pësuar një dëm të jashtëzakonshëm, nga i cili është e vështirë të rikuperohet për disa vite.
Përmbytjet Dhjetor 2005
Situata emergjente shkaktuar nga përmbytjet e dhjetorit 2005, preku kryesisht ne zonat Jugore të Shqipërisë.
Në Janar 2010, në rajonet Shkodër e Lezhë, u përmbytën rreth 14,000 hektarë dhe 1200 godina, ndërsa 12,000 njerëz u desh të evakuoheshin nga banesat. Shkodra asaj kohe i ngjante Venecias, aq sa banorët nisën të përdornin gomonet në vend të makinave.
Në Shkurt 2015 u përmbytën rreth 3,000 hektarë dhe mbi 600 banesa në pjesën perëndimore e jugperëndimore të vendit. Nga këto përmbytje u prekën rreth 42,000 persona, ndërsa rreth 600 familje u desh të evakuoheshin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0