Shqipëria dhe lufta për lirinë e Shtypit, një nga vlerat themelore demokratike të BE-së.

Shqipëria dhe lufta për lirinë e Shtypit, një nga vlerat themelore demokratike të BE-së.

I shuhet familja për shkak të helmimit – Deklarata e djalit të familjes Haliti
Dua Lipa admiron gatimin e nënës së saj (Foto)
Të gjitha sekretet për të mos shtuar peshë gjatë dimrit

3 Maji  është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993. Liria e shtypit është një nga vlerat themelore demokratike të BE-së.  Kjo datë festohet në mbarë botën  për të promovuar parimet e lirisë së shtypit, për të mbrojtur mediat nga sulmet kundër pavarësisë së tyre , për të përkujtuar gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës dhe është gjithashtu një ditë reflektimi midis profesionistëve të medias rreth çështjeve të lirisë së shtypit dhe etikës profesionale.

Shtypi vlerësohet globalisht si shtylla e katërt e demokracisë  ndërsa gazetarët e në përditshmëri  po rrezikojnë jetën e tyre në ndjekjen e së vërtetës dhe drejtësisë për mirëqenien e publikut të gjerë. Mediat shërbejnë si mbikëqyrëse për të siguruar që qeveria është duke bërë me kompetencë dhe etikë detyrat dhe përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve.

Liria e shtypit në Shqipëri

Pandemia e COVID-19 na ka treguar në mënyrë të qartë se sa e domosdoshme  është që një vend të sigurojë lirinë e shtypit, pasi është burimi kryesor i informacionit, në mënyrë  që të mbrojmë veten dhe të tjerët nga virusi.

Gjatë kësaj periudhe shtypi në Shqipëri u përball me vështirësi të shumta. Gjatë vitit 2020 Presioni i qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve u rrit sipas RSF (Reporterët pa Kufij) shkruan exit.al

Mesazhi i famshëm i zërit të Ramës në linjën telefonike Vodafone, ku ai paralajmëroi qytetarët të “mbronin veten nga media” gjatë pandemisë COVID-19, gjithashtu u përmend në analizën e Reporterëve pa Kufij.

Njësoj edhe refuzimi i tij për të ndihmuar gazetarët gjatë pandemisë, ndonëse solli ndalimin e shtypit për rreth gjashtë javë.

Ndalimi i pranisë së më shumë se dy personave në studio në të njëjtën kohë gjithashtu shkaktoi probleme financiare dhe pati një ndikim në pluralizmin e medias, sipas RSF.

Analiza e Reportereve pa Kufij pasqyron një numër çështjesh negative dhe shqetësuese.

Aty theksohet se “qeveria rriti presionin mbi median” me nxitjen e të ashtuquajturit “ligji anti-shpifje“, pavarësisht kritikave nga organizatat e medias dhe faktin se “Komisioni i Venecias rekomandoi kundër tij”.

Gjithashtu ata vunë në dukje se sjellja e qeverisë “inkurajoi biznesmenë dhe zyrtarë pro-qeveritarë të padisnin gazetarët, ndërsa përdorimi i gjuhës denigruese i ka kthyer gazetarët në shënjestra të mundshme sulmi“.

Raporti pohoi “sulmet fizike janë të zakonshme dhe autoritetet nuk i dënojnë ato“.

The Media Freedom Rapid Response (MFRR) u bën thirrje të gjitha autoriteteve shtetërore në Shqipëri të sigurojnë që gazetarët, punonjësit e medias dhe burimet e tyre janë të mbrojtura dhe në gjendje të punojnë lirshëm.

“Gazetarë dhe punonjës të  medias janë penguar me forcë për të pasur qasje tek zyrtarët publikë, sidomos tek Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më 12 prill 2021, Isa Myzyraj, një gazetar i Ora Neës u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurisë së kryetarit, të cilët i ushtruan presion fizik kur ai u afrua për të kërkuar komente në lidhje me ndërtimet dhe zhvillimet në Tiranë. Kjo përgjigje joproporcionale ndaj një kërkese të ligjshme të medias ndodhi pasi Myzyraj e kishte identifikuar veten në mënyrë të përsëritur si gazetar.

Pa kaluar as një javë e plotë nga ky incident, puna e një ekipi tjetër të punonjësve të Ora Neës u ndalua me forcë nga një grup prej më shumë se 40 mbështetës të kryebashkiakut të Tiranës. Pamjet tregojnë gazetarin e Ora Neës Ronaldo Sharka, i cili përplaset kundër një objekti, por edhe mbështetësit e tjerë të cilët ndërhyjnë në punën e xhiruesit të Ora Neës. Asnjë incident nuk është dënuar nga administrata në Tiranë, Partia Socialiste apo qeveria në përgjithësi.”- shkruhet në letrën publike të MFRR.

Disa ditë përpara zgjedhjeve në media u bë publik lajmi se Partia Socialiste ka një databazë e cila përmban emrat e 910,000 votuesve në rajonin e Tiranës, së bashku me të dhënat personale, duke përfshirë të dhënat e punësimit dhe të sfondit familjar. Kjo është një çështje e cila përbën interes të konsiderueshëm publik sidomos përpara zgjedhjeve parlamentare.

Por me datë 16 Prill 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë kërkoi që Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, pronarë dhe redaktorë të Lapsi.al, të dorëzonin një pjesë të databazës për të cilën ata kishin raportuar. Pas refuzimit të tyre, ata u morën në pyetje.

Vendimi për sekuestro ndaj Lapsi.al është kërcënim serioz për lirinë e medias.  Ekspertë të lirisë së shprehjes dhe jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut mbi çështje të medias, theksojnë se kërkesa për të sekuestruar kompjuterat dhe mjetet e punës së gazetarëve të Lapsit është një përpjekje për frikësim të medias dhe cënon parimin e mbrojtjes së burimit, shkruan Reporter.al

“Që nga 1 Mars 2020, Mapping Media Freedom ka dokumentuar 21 shkelje të lirisë së medias në Shqipëri.  Kjo tregon nevojën emergjente për angazhime dhe veprime të menjëhershme strukturore për të mbrojtur lirinë e medias dhe për të siguruar që çdo gazetar dhe punonjës i medias do të jetë në gjendje të raportojë në interes të publikut.’- vijon letra e MFRR.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0