Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë kundër marëveshjes për shpronësimin e banesave të tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Para kamerave të televizioneve, ata kanë shprehur të alarmuar se marrëveshja e ofruar nga Bashkia është në dëmin e tyre dhe vjedhje e hapur. Bashkë me protestuesit e tjerë, një 99 vjeçar ka deklaruar përpara mediave se për të, Edi Rama është kryeministri më i keq i viteve të demokracisë, sepse po lejon që djersa dhe mundi i punës së qytetarëve të tij, të vidhen.
COMMENTS