Policia e Elbasanit ka arrestuar një 63-vjeçar dhe procedon një tjetër, pasi akuzohen se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë 63-vjeçari me inicialet, I. K., pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga policia në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 thika dhe 2 fishekë.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për 19-vjeçari me inicialet, E. C., banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
COMMENTS