Shoqëria civile shkresë Kryeministrit/ Mirato minimumin jetik

Shoqëria civile shkresë Kryeministrit/ Mirato minimumin jetik

Protestë te materniteti i ri në Tiranë: ‘Shëndeti, jo veç nga mundësia për të paguar nën dorë mjekët!’
Komisioneri/ Bashkia Tiranë diskriminon punonjësin egjiptian
Censusi 2021, minoritetet egjiptian dhe rom/ Duhet të korrigjoj gabimet e censusit 2011

Nisur nga situata e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen shumë qytetarë të vendit tonë sidomos pas rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës, organizata Drejtësi Sociale është bërë bashkë me organizatat:Qendra“T’Reja”
Qendra “Për Advokim Social”, Lëvizja Rinore Egjyptiane Rome, Kolektivi Feminist, Organizata “Aksion Komunitar”, Organizata “Për Arsim Cilësor”, “Fuqizim dhe Organizim Komunitar”, “Mjedis për Komunitetin”, “Ushten”, “Partner për Fëmijët” duke i drejtuar një shkresë Kryeministrit të vendit.
Në këtë letër ata i kërkojnë z.Rama të zbatojë detyrimin ligjor për “Miratimin e Minimumit Jetik “.
Problemet me të cilat përballen qytetarët janë të shumta por vështirësia ekonomike është ajo më themelorja. Kjo për shkak se të ardhurat që familjet e varfëra marrin nëpërmjet programit të përkujdesjes sociale nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat bazë si: ushqimi, veshmbathja dhe strehimi.
Miratimi i Minimumit Jetik është çështje e cila duhet trajtuar me përparësi pasi qytetarët e Republikës së Shqipërise kanë nevojë dhe të drejtën e një jete me dinjitet prandaj është e nevojshme vendosja e nje dyshemeje të ardhurash të një minimumi jetik i cili garanton njëkohësisht përmbushjen e nevojave bazike që garatojnë ekzistenca fizike të qënies njerëzore, ashtu si edhe aksesin në shërbime minimale, të nevojshme për të plotësuar nevojat bazë sociale dhe kulturore.20211119 211258

COMMENTS

WORDPRESS: 0