Projektiligji “Për regjiistrimin e
Organizatave Jofitimprurëse” shkaktoi debat ne Komisionin e Ligjeve, për shkak se shoqëria civile nuk ka marë pjesë në konsultimin publik I cili ishte shpallur të bëhëj më dt 10.06.2020.
Gjatë ditës së sotme në seancën e dëgjimit në Komisionin e Ligjeve dhe Administratës Publike, anëtarët e shoqërisë civile reaguan për mos-përfshirjen e tyre në konsultim,si dhe shprehën shkejlen ligjore për miratimin e projektiligjit në parim.
Përfaqësuesja e Organizatës “Partnerë për Shqipërinë” reagoi pasi u informua nga Kryetari i Komisionit se projektligji ka kaluar në parim ditën e djeshme.
Sipas saj, Kuvendi nuk është Noteri Publik për çertifikimin e projektligjeve që Këshilli I Ministrave paraqet për miratimin. Por kuvendi duhet që të bëjë kontrollin ligjor si dhe të përfshijë sugjerimet e Shoqërisë Civile.
Shoqëria Civile kërkon shtyrjen e miratimit në seancën plenare. Madje, do ishte më mirë që projektligji të kthehej sërish në ministrinë përgjegjëse për t’u konsultuar siç duhet me Shoqërinë Civile.
Z. Manja u shpreh në mënyrë të prerë se projektligji nuk do të kthehet sërish në qeveri apo ministrinë përgjegjëse.
Kryetari Komisionit u shpreh se do kërkoj nga Konferenca e Kryetarëv që të shtyhet data e miratimit në seancë plenare të këtij projektiligji me qëllim që një grup i Shoqërisë Civile të shkojë pranë komisionit dhe të diskutojë nga afër nen për nen projektligjin.
COMMENTS