Shkrimi i padeshifrueshëm i mjekëve, shkak për 4.7 % të mjekimeve të gabuara

Shkrimi i padeshifrueshëm i mjekëve, shkak për 4.7 % të mjekimeve të gabuara

Elbasan/ Të jetosh mes varfërisë dhe sëmundjes… !
A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?
Një mësim nga aktivistët egjiptian dhe rom për shoqërinë shqiptare.

Kaligrafia e mjekëve shpesh na duket si një gjuhë tjetër e përbërë nga simbole të pakuptueshme. Kjo gjë vërehet në mbarë botën, jo vetëm në vendin tonë. Por përtej problemit praktik, pas kësaj ekziston një problem dhe më i madh me pasoja shëndetësore.

Një studim i fundit mbi këtë argument në SHBA ka arritur në konkluzionin se 4.7% e gabimeve të mjekëve shkaktohen pikërisht nga shkrimi i padeshifrueshëm në recetat e tyre.

Bazuar në këto statistika, Italia fqinje e ka marrë seriozisht këtë problem, dhe Ministria e Shëndetësisë ka nisur një rekomandim për të gjitha rajonet.

Urdhri është të shkruhet më mirë, mos përdoret shkrimi i dorës i cili të zëvendësohet me shkronja kapitale. gjithashtu nuk do të lejohen as simbolet, shkurtimet apo sigla të ndryshme.

Sipas studiuesve, të gjitha këto krijojnë keqkuptime duke ndikuar drejtpërdrejt në terapinë farmaceutike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0