Shkrijnë” investimet në energji, OST 11.8 milionë euro për nënstacionin e Hoxharës dhe linja 220 kv

Shkrijnë” investimet në energji, OST 11.8 milionë euro për nënstacionin e Hoxharës dhe linja 220 kv

Mbi 400 pacientë me turbekuloz në vit, mjekja: Mosha e mesme më e riskuar
“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”
Elbasan/Theu masën arrest shtëpie arrestohet 36 vjeçari

Emergjenca e furnizimit me energji në vend tkurri dukshëm investimet në sektorin e energjisë në dy vitet e fundit duke pezulluar gjithçka përveç atyre të domosdoshme.

Planet e kompanive të prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit kanë qenë dukshëm të rrudhura ku investimet në vlera të mëdha kanë munguar. Por Operatori i Sistemit të Transmetimit duket se në fundvit ka vendosur që vijojë me dy investime të rëndësishme që kapin një vlerë jo të vogël.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik këtë të martë u shpallën dy procedura ku e para” Furnizim Vendosje e qarkut të dytë të linjës 220 kV TEC Fier – Babicë – TEC Vlore” dhe e dyta “Ndërtimi i linjës së re 220 kV dopjo qark Fier – Hoxharë me përcjellës ACSR 490/65, si dhe ndërtimi i nënstacionit të ri 220/110/20 kV Hoxharë, bashkë me dy dalje linjë 220 kV” respektivisht me vlera 225 milionë lekë dhe 1.36 miliardë lekë. Të dyja këto investime kapin një fond limit prej rreth 11.8 milionë euro pa TVSH.

Projekti më i rëndësishëm është ai që i referohet ndërtimit të nënstacionit 220/110/20 kV në Hoxharë.

“Nënstacioni 220/110/20 kV në Hoxharë ndërtohet krejtësisht i ri. Skema e Nënstacionit 220/110/20 kV Hoxhare do të përbëhet nga: Ana 110 kV; Një trakt Autotransformatori 110kV; Një trakt zbaralidhes 110kV; Dy zbarra 110 kV, të cilët lidhen mes tyre me një çelës zbarralidhës Ana 220 kV; Dy trakte linje 220 kV: Një trakt Autotransformatori 220 kV ; Një trakt i çelësit zbarralidhes 220 kV; Dy zbarra 220 kV te cilet lidhen mes tyre me nje celës zbarralidhes; Nje Autotransformator me parametra 220/110/20 kV, fuqi 100 MVA i cili do të jetë përkohësisht autotransformatori, i përdorur dhe i konservuar në nenstacionin 220/110/20 kV Rashbull”, thuhet në dokument.

Për kontratën me vlerë më të ulët që lidhet me linjën TEC Fier-Babicë-TEC Vlorë koha për punimet pas përzgjedhjes së fituesit dhe lidhjes së kontratës do të jetë 12 muaj ndërkohë që për nënstacionin ky afat është 18 muaj.

Monitor

COMMENTS

WORDPRESS: 0