Shkoza një “skenar” i përsëritur/ Disa vite më parë e njëjta gjë ndodhi me banorët në Selitës

Shkoza një “skenar” i përsëritur/ Disa vite më parë e njëjta gjë ndodhi me banorët në Selitës

68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme, sjell vetëm pastërti në lagje.
102 milionë dollarë nga taksapaguesit shqiptarë, për të larguarit padrejtësisht nga puna, dyfishi i ndihmës vjetore që qeveria ka akorduar për të varfërit.
“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!

Disa vite më parë, në Gusht të 2015, banorët  të cilët kishin shtëpitë e tyre në zonën ku do të ndërtohej Unaza e re, dolën në protestë pasi nuk ishin dakort me prishjen e shtëpiave të tyre.

Banorët e 103 banesave që prekeshin nga punimet protestuan dhe kërcënuan se nuk do të dilnin nga shtëpitë e tyre nëse nuk jepej zgjidhje për strehimin e tyre, gjithashtu ata akuzuan Bashkinë e Tiranës se ishte duke i marrë shtëpitë, e ndërsa kërkonin që para se të largoheshin nga shtëpitë e tyre të paktën të strehoheshin diku tjetër.

Këto ditë, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me banorët e Shkozës, të cilëve në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve për zgjerimin e rrugës janë duke iu prishur shtëpitë.

Nga ky projekt preken rreth 153 banesa, e ndërsa banorët kanë dal në protesta duke u përleshur edhe me policinë. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen për shtëpitë e tyre, duke thënë se nuk e dinin fare që do të shkonin fadromat. Gjithashtu banorët i dërguan letër Ambasadës Amerikane dhe të BE-së duke i kërkuar ndihmë.

E ndërsa ditën e sotme, pavarsisht protestave, duket sikur banorët nuk i ka dëgjuar askush, pasi uniforma të shumta blu kanë “zbarkuar” si kurrë më parë në zonën e Shkozës, ndërkohë që po ekzekutohet vendimi për shembjen e qindra ndërtesave.

Raportohet gjithashtu për prani të forcave “Shqiponja” të cilët qëndrojnë mbi urë të armatosur me kallashnikovë dhe antiplumb si të ishte një situatë e jashtëzakonshme

COMMENTS

WORDPRESS: 0