Shkon të tërheqë vendimin e Gjykatës, qytetari me aftësi të kufizuara nuk hyn dot në institucion për shkak të mungesës së rampës

Shkon të tërheqë vendimin e Gjykatës, qytetari me aftësi të kufizuara nuk hyn dot në institucion për shkak të mungesës së rampës

Azili i Shkodrës me barna të skaduara dhe ushqime të pamjaftueshme, raporti i Avokatit të Popullit ngre alarmin
Lirohet lehona, gjykata mori sot vendimin për pezullimin e vendimit për burgim
Këshilli i Evropës: Shqipëria të regjistrojë minoritetet

Absurde, por ndodh në Gjykatën e Shkallës së parë në Tiranë, në Dhomën Civile. Qytetari me aftësi të kufizuara ka shkuar sot të tërheqë vendimin e gjykatës për çështjen e tij, dhe e ka të pamundur për shkak të mungesës së një rampe, e cila do mundësonte hyrjen e tij në sekretariat. Një absurditet i tillë nuk ndodh në një qytet të vogël a diku ku infrastruktura përkatëse nuk ka mbërritur ende, por në kryeqytetin e Shqipërisë. Vendosja e pjesëve me shkallë të tilla të pjerrëta është detyrim absolut ligjor për të bërë të mundur aksesin në institucione të çdo personi me aftësi ndryshe.
Ironikisht, qytetari po tërhiqte një vendim ku Gjykata shpalli se në dëm të tij kishte pasur shkelje të të drejtave. 

Veç institucioneve, edhe aksesi ndaj transportit publik i personave paraplegjikë është i mangët dhe bazohet në ndihmën e vetë qytetarëve të pranishëm aty. Edhe ky është detyrim ligjor pasi përbën shkelje të të drejtave të këtyre personave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0