“Shkolla të pasigurta për shëndetin e nxenësve”

“Shkolla të pasigurta për shëndetin e nxenësve”

Komisioneri/ Bashkia Tiranë diskriminon punonjësin egjiptian
Raporti i DASH dhe sfidat ende të mëdha me të cilat përballen komunitetet fetare në Shqipëri
Aksident në Gjirokastër/ Dëmtohen dy drejtuesit e automjeteve, transportohen në spital

Shkollat nuk garantojnë shëndetin e nxënësve

“75.3% e individëve shprehen se kushtet e higjenës në shkolla nuk janë të përshtatshme për të ruajtur shëndetin e nxënësve”

Hapja e shkollave në Shtator, në mënyrë që mësimi të zhvillohet fizikisht në klasa është mënyra e vetme, që të mos ketë pasoja negative të parikuperueshme tek nxënësit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se do të hapen shkollat në muajin Shtator, pasi garanton se janë marë masat për sigurinë e shëndetit të nxënësve dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Qendra “Për Arsim Cilësor” ka zhvilluar një pyetësor me grupet e interest për nevojat e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për rihapjen e shkollave në Shator dhe sipas të dhënave të grumbulluara nga ky pyetësor pjesa më e madhe e tyre shprehen se, ne nuk jemi të gatshëm të ruajmë shëndëtin e nxënësve dhe të parandalojmë përhapjen e virusit

Udhëzimet e OBSH-së dhe UNICEF-it për parandalimin e infeksionit në shkolla identifikojnë një sërë masash që duhet të ekzistojnë për shkollat ​​që të rihapen dhe funksionojnë në mënyrë të sigurtë, duke përfshirë larjen e rregullt të duarve me sapun dhe ujë, dezinfektimin ditor dhe shërbimet themelore të ujit të pijshëm dhe kanalizimet.

Vetëm 24.7% e të pyeturve deklarojnë se kushtet e pastërtisë dhe higjenës që kanë egzistuar më parë në shkolla janë të përshtatshme për shmangjen e rrezikut nga infektimi me Covid-19.  Pjesa tjetër prej 75.3% mendojnë se kushtet e higjenës nuk janë të përshtatshme.

Distancimi social është një  ndër masat më të rëndësishme në luftën kundër COVID-19, të pyeturit nga qendra për Arsim Cilësorë janë skeptitë  nëse mund të zbatohet distancimi social prej një metër ndërmjet nxënësve. Pjesa dërrmuese,70.9% e tyre mendojnë se është e pamundur të zbatohet dhe vetëm 29.1% mendojnë se hapësirat janë të përshtatshme.

Në lidhje me numrin e nxënësve në klasa dhe mundësinë për të zhvilluar mësimin pa frikë, 75.5% e të pyeturve mendojnë se kushtet nuk janë të sigurta dhe vetëm 24.5% e tyre mendojnë se kushtet janë të sigurta. Duhet të përmendim që një ndër problematikat e institucioneve arsimore edhe në kushte normale,  ka qenë numri i lartë i nxënësve në një klasë dhe në kushtet e COVID19, ku në çdo bankë duhet vëtëm një nxënës dhe distanca  ndërmjet bankave të jetë  1.5m, duket pothuajse e pamundur të realizohet.

Duke u bazuar në eksperiencën e  vitit të kaluar shkollor, se në  çmasë mendoni se mësimi online ka mundësuar përthithjen e dijeve nga ana e nxënësve. Individët e pyetur  kanë dhënë një vlerësim nga 1-5, ku 1 është aspak dhe 5 është shkëlqyeshëm.

Pjesa më e madhe 40.5% e kanë vlerësuar me 3.

Aspak, e kanë vlerësuar 20.2%  dhe shkëlqyeshëm vetëm 4.1%.

 

Të pyeturit nëpërmjet këtij pyetësori ndajne mendimet, se cila është alternative më e mirë për nisjen e vitit të ri shkollor duke parë kushtet në të cilat ndodhen institucionet arsimore ;

  • Ndarja e nxënësve në klasa sipas mundësisë së ndjekjes së mësimit online. Pra ka klasa ku mësimi do të bëhet në ambjentet e shkollës dhe klasa ku mësimi do të bëhet online. Kjo e ndarë edhe sipas temave për çdo lëndë. Materialet mësimore dhe detyrat duhet të transmetohen patjetër online. Orët e ushtrimeve laboratorët duhet të bëhen patjetër fizikisht në klasa
  • Mësimi të zhvillohet me turne duke zvogëluar numrin e nxënësve në klasa dhe duke rritur numrin e stafit mësimor, në mënyrë që të realizohet mësimdhënia.

Gjithashtu, qendra “Për Arsim Cilësor” ka adresuar pranë MASR Rekomandime mbi marrjen e masave për zhvillimin e mësimit në kushte sigurie, për vitin e ri akademik 2020-2021, në kushtet e vazhdimit të COVID-19.

Ndër rekomandimet për Protokollet e Sigurisë në Shkolla janë:

  • Ministritë përgjegjëse MSHMS dhe MASR si dhe njësitë administrative përfaqësuese të pushtetit vendor, të sigurjnë në ambjentet e shkollës infrastukturën e duhur për të rritur nivelin e higjenës në shkolla.
  • Të garantohet uji i rrjedhshëm në tualetet e shkollës, sapunë, higjenizues dhe maska për stafin pedagogjik dhe nxënësit e shkollave.

 

Zhvillimi i mësimit gjatë këtij viti shkollor

  • Të llogaritet në çdo shkollë të Republikës së Shqipërisë se sa është numri I nxënësve që mund të mbajë një klasë dhe shkolla në përgjithësi, duke patur parasyshë rregullat e distancimit social të vendosura nga ministria e Shëndetësisë. Në këtë mënyrë do të identifikohen ato shkolla që kanë mbipopullim me nxënës dhe të shihet mundësia e realizimit të mësimit me dy turne aty ku është nevoja apo edhe duke zhvilluar mësimin me ditë të caktuara sipas ndarjes që do I bëhet grupit të nxënësve.
  • Të shmangen detyrat që mbingarkojnë nxënësit, portofolet apo edhe provime që nuk kanë si qëllim të tregojnë cilësinë, por thjeshte janë të parashikuar në planin e punes.

Sugjerime për mësimin me Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara

  • Pasqyrimi i udhëzimeve për mbrojtjen ndaj Covid-19 të jenë të perceptueshme edhe për nxënësit me aftësi ndryshe. Udhëzimet të përshkruhen në mënyrë të qartë dhe në formate të përshatshme për çdo aftësi ndryshe, në mënyrë që këta fëmijë të dinë saktësisht se çfarë pritet prej tyre dhe si duhet të sillen.
  • Të praktikohet mësimi për nxënësit me AK duke siguruar efikasitet në zhvillimin e aftësive të fëmijëve me aftësi ndryshe. Mësues ndihmës kanë shprehur kërkesën për të punuar në këtë mënyrë duke ndjekur programin mësimor dhe duke respektuar protokollet e sigurisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0