Shkolla Qendër Komunitare/ Pjesëmarrja e prindërve në aktivitetet socio-kulturore mundëson gjithpërfshirjen.

Shkolla Qendër Komunitare/ Pjesëmarrja e prindërve në aktivitetet socio-kulturore mundëson gjithpërfshirjen.

Elbasan/Flet nëna e dy vëllezërve Kovaçi
Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë…
Gratë shqiptare që mbledhin krom përballen me shfrytëzim

Nga  Adriana Sejrani

Me zhvillimet demokratike të vendit si dhe reformat e shumta të marra nga qeveritë gjatë këtyre viteve, ka ndryshuar marrëdhënia midis tre aktorëve kryesorë në sistemin arsimor. Të ndodhur para problemeve sociale, prindërit si një nga aktorët kryesorë në këtë trinom kanë krijuar një hendek të madh të komunikimit midis tyre dhe mësuesve. Koncepti i Shkollës Qendër Komunitare ishte një nga reformat në arsim ku prindërit vendosen në qëndër të vëmendjes në të gjitha veprimtaritë që organizohen dhe zbatohen në shkollë.

 

Duke marrë parasysh mungesën e praktikave të mira më parë, shohim se shkollat janë në hapat e para të vendosjes së një komunikimi të shëndoshë në marrëdhënien mësues-prindër-nxënës nëpërmjet SHQK. Një numër i vogël i prindërve e kanë kuptuar konceptin e SHQK , kjo passjell mospjesëmarrjen në aktivitetet që organizohen në kuadër të SHQK. Prindërit dhe kur marrin pjesë në aktivitete janë në pozita pritëse d.m.th, presin se çfarë do ti thuhet nga mësuesja për të bërë, dhe nuk marrin rolin e drejtuesit të aktivitetit. Disa prej prindërve e paragjykojnë SHQK për shkak dhe të eksperiencave të mëparshme që kanë me shkollën, ku u kërkohet mbështetje financiare . Kjo sjell një ulje të pjesëmarrjes së prindërve në aktivitete. Faktorët objektivë si : largësia nga shkolla, puna e përditshme e bëjnë pjesëmarrjen e prindërve në zonat rurale në numër më të vogël sesa në zonat urbane. Ndërkohë që na duhet një i kuptuar më i thellë se çfarë mund ti nxisë prindërit që të bëhen pjesë e aktiviteteve. Nga përvoja personale mund të sjell si rast pozitiv modelin e ndjekur në shkollën ”26 Shtatori ”në Gjinar në organizimin e  “Panairit të  gatimeve tradicionale të zonës së Shpatit” ku organizuesit dhe realizuesit kryesor të  këtij aktiviteti ishin prindërit bashkë me nxënësit. Përgjegjësia që ata morën në këtë aktivitet bëri që numri i prindërve pjesëmarrës të ishte në një numër të konsiderueshëm, pasi prindërit organizator kontaktuan dhe ftuan personalisht prindërit e tjerë. Gjithashtu nxënësit u ndjeheshin të kënaqur  kur shikonin  angazhimin e prindërve të tyre në realizimin e aktivitetit, kjo ishte dhe nje shtysë për prindërit e tjerë që të ishin bashkë me fëmijët e tyre. Duke parë pjesëmarrjen e kënaqshme të prindërve në këtë aktivitet, diskutuam me stafin pedagogjik të shkollës nën drejtimin e drejtoreshës Fanie Karaj, se kjo ishte mënyra më e mirë për të krijuar një ambjent gjithpërfshirës me pjesëmarrjen e tre aktorëve kryesorë  në shkollën tone, e më gjërë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0