Shkolla nuk hapi asnjëherë dyert për nxënësit

Shkolla nuk hapi asnjëherë dyert për nxënësit

Belësh Elbasan/Banorët bileta e autobusit e shtrenjtë
Rrajcë: Rezervuari i ndotur, nevojë emergjente për ndërhyrje
Zëmblak, ish pallati i kulturës i shkatërruar: Rrezikohet edhe qendra shëndetësore

Pas reformës në arsim ,disa shkolla që nuk plotësonin numrin në arsim të nxënësve,nuk funksuionojnë më edhe pse ndërtimi i tyre  i kushtoi shtetit miliona lek. Nxënësit e fillores apo të 9-vjeçares nuk patën mundësin të uleshin në bankat e shkollës , kjo për faktin se nuk plotësohej numri i nxënësve . Një prej këtyre shkollave të ndërtuara vite më parë është ajo në fshatin Turbull në Belësh . Tashmë kjo godinë një katëshe ka shumë vite që qëndron e mbyllur . I gjithe tërritori përreth saj eshtë i mbuluar nga bari dhe shkurret . Banorët shprehen se shkolla nuk është hapur asnjëherë. Nga fshati Turbull nuk është siguruar asnjëherë numri i nxënësve që do të vazhdonin shkollën në këtë godinë. Tashmë funksioni i  saj ende nuk dihet , prej disa vitesh ajo qëndron ende e mbyllur . U fol se një klasë e kësaj shkolle do të përdorej si kopësht për fëmijët e fshatit , por edhe ky premtim ende nuk po mbahet edhe për vitin 2019-2020. Kjo godinë që u ndërtua vite më parë  si shkollë për fëmijët e fshatit Turbull ende nuk do te hapet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0