Shkolla “Hamit Mullisi” në qytetin e Elbasanit nuk ju ofron nxënësve as kushtet minimale për të zhvilluar mësim.
Në këtë shkollë të ndërtuar në vitin 1971, prej të paktën 20 vitesh nuk është vënë dorë. Për shkak të kushteve të mjerueshmë të këtij objekti janë prindërit dhe mësuesit të cilët e mirëmbajnë atë.
Prindër Aktivë të Shkollës “Hamit Mullisi” është grupi i cili do të advokojë për rikonstruktimin e shkollës, në mënyrë që 313 nxënës që ndjekin mësimet në të, të jenë të sigurtë,
Ndërtesa e amortizuar, mungesa e kushteve higjeno-sanitare, mungesa e nsistemit ngrohës kërkon ndërhyrje të menjëhershme që këto fëmijë të jenë të sigurtë dhe mund të marrin shërbimin bazë të edukimit.
“Problematikat kryesore të kësaj shkolle janë: mosfunksionimi i banjove, amortizimi i rrjetit elektrik që sjell mungesën e ngrohjes në këtë periudhë dimri. Mungesa e terreneve sportive apo palestrës, mungesa e mjeteve didaktike dhe laboratorëve.”, tregojnë prindërit për mediat.
Ata thonë se i janë drejtuar disa herë bashkisë, por që asnjëherë nuk janë marrë par asysh. “Kërkesat tona drejtuar Bashkisë së Elbasanit janë harruar.”
42% e numrit të nxënësve që mësojnë në këtë shkollë i përkasin minoritetit rom edhe egjiptian, për këtë arsye prindërit nuk mohojnë paragjykimin. “Nuk është vënë dorë, gjë që unë e kuptoj si diskriminim.”,- shprehet një tjetër prind për mediat. Gjithashtu vihet re edhe fenomeni i braktisjes së këtyre shkollave nga nxënës që i përkasin maxhorancës duke e ulur numrin e nxënësve dhe për pasojë edhe mundësitë për të investuar në këto objekte.
Në kushtet ku e ardhmja e këtyre fëmijëve është lënë në duart e fatit dhe jeta e tyre është në rrezik dhe ku instuticionet përgjgjegjëse nuk kanë bërë asgjë në këto 20 vite, prindërit janë të detyruar që të koontribuojnë për mirëmbajtjen dhe rikonstruktimin e saj. Grupi i prindërve aktivë të shkollës “Hamit Mullisi” po hedh hapat e parë drejt realizimit të ëndërres së fëmijëve të tyre për të patur një shkollë të sigurtë dhe me standarte.
Gjatë aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit ”Rikonstruksioni shkollës Hamit Mullisi” nga grantmarrësi Ilirjan Berati grupi advokues me prindërit, mësuesit dhe qeverinë e nxënësve u evidentuan një sërë problemesh sipas grupeve
Mësuesit e pranishëm në takim ngritën problemin e mungesës së kushteve optimale të zhvillimit të procesit mësimor si: mungesa e laboratorëve të biologjisë, kimisë, fizikës, etj.
Nxënësit pjesmarrës ngritën problemin e mosfunksionimit të banjove, problemin e mungesës së ngrohjes në shkollë.
Prindërit e pranishem ngritën të njëjtat probleme si mësuesit dhe nxënësit: mungesën e terreneve sportive, ngrohjes, tualeteve etj.
Më pas eksperti z. Gentian Sejrani, tregoi disa përvoja të mëparshme të tij personale me grupe të njëjta, të cilat nëpërmjet organizimit të strukturave të tilla kane arritur rezultat positive.
Ai tregoi për procesin që kishin ndjekur prindërit, nxënësit dhe mësuesit e shkollave Qamil Guranjaku si dhe Jorgji Dilo për rikonstruksionin e shkollave.
Gjithashtu, ai nxiti prindërit për të përzgjedhur grupin bërthamë të advokimit, i cili do të marrë përsipër të drejtojë këtë proces me ndihmën e stafit të projektit.
Gjithashtu në vijim të aktiviteteve të grupit bërthamë me datë 05.03.2021 u zhvillua takimi i përfaqësuesëve të qeverisë së nxënësve, këshillit të prindërve dhe stafit pedagogjik, me kryetarin e Njësisë Administrative Nr.6 në kuadër të projektit. Takimi kishte si qëllim informimin e tij mbi problematikat e shkollës si dhe ngritjen e kësaj problematike nga ana e tij tek kryetari bashkisë Elbasan.
Kryetari njësisë administrative e pranoi situatën shqetësuese, dhe u shpreh se do ta raportojë këtë shqetësim të prindërve, nxënësve dhe stafit pedagogjik tek kryetari i bashkisë.
Gjatë takimit grupi advokues u shpreh se janë të gatshmë të takohen dhe me kryetarin e bashkisë për të diskutuar mbi problematikat.
Gjithashtu, kryetari njësisë u shpreh se zgjidhja përfundimtare do të ishte ndërtimi i një shkolle të re me një hapësirë më të madhe, për të cilën prindërit sugjeruan dhe vëndin.
Në fund, u vendos që kryetari do të informojë grupin sesi do të reagojë kryetari bashkisë për zgjidhjen e këtyre problematikave.
COMMENTS