Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…

Shkolla mbaroi por këto janë detyrat e verës…

Elbasan/ Qytetari nuk merr dot pensionin nënës, pasi…
Prindërit i dalin kundër shkollës…rimodelimi i strukturave të klasës…
Të gjithë kanë shkuar në shkollë në këtë ditë të parë të këtij sezoni të ri por Franko nuk ka mundur.

Blog slika ucete i za leten odmorShkolla mbaroi dhe vjen stina më e bukur për nxënësit,ajo e pushimeve të gjata verore. Por si do të plotësohen ditët e gjata të fëmijëve tuaj për tu zbatuar e argëtuar. Detyrat e verës kanë qënë një debat i shpeshtë mes prindërve dhe mësuesve me argumentin nëse janë të nevojshme apo jo, por asnjëherë nuk është arritur një rezultat. Prindërit zakonisht në fund të vitit shkollor,marrin nga mësuesit e fëmijëve udhëzimet e duhura për ecurin e fëmijës. Shumë prindër janë të idesë se vera duhet shijuar dhe fëmijët meritojnë argëtim me zbavitje të plotë,por në kohën e sotme të teknologjisë dhe informacionit është disi e vështirë kjo. Por ka nga ato që në ditë të gjata të verës,një pjesë kohe duhet ti dedikohen detyrave qoftë leximit apo dhe shkrimit,kjo edhe si një lloj shlodhje për fëmijët për të mos larguar fokusin nga mësimi. Gjithmonë sygjerohet se aktiviteti ideal do të ishte leximi dhe mësuesit sugjerojnë disa libra për tu shijuar gjatë verës, por sigurisht varet nga mosha e fëmijës. Leximi është ushtrimi më i mirë për gjuhën shqipe dhe një mënyre e mirë për të kaluar kohën ,qoftë në qytet apo dhe në plazh. Për më tepër ju shërben edhe të mbani fëmijët larg televizorëve dhe smartphoneve. Për më të vegjëlit nuk është turturë një libër i vogël,për të vizatuar,kopjuar apo ngjyrosur gjithmonë në varësi të moshës. Më të mëdhenjtë janë të aftë ta organizojnë vetë mënyrën e leximit kur të duan, ndërsa të vegjlit kanë nevojë për përkushtimin e prindërve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0