Shkojnë të marrin nusen, rrëzohet helikopteri në Korçë

Shkojnë të marrin nusen, rrëzohet helikopteri në Korçë

Aktivistë të Shoqërisë Civile dhe ekspertë të Mjedisit reagojnë në mbrojtje të lumenjve, kundër HEC-eve që rrezikojnë të bëjnë të pabanueshëm fshatra të tërë.
Popullsia e Ballkanit po zvogëlohet dhe plaket. Shqipëria do pësojë tkurrje të numrit të popullsisë 26% deri në 2050.
Femija i parë për vitin 2019 lindi djalë nga qyteti i Fierit.

helikopteriNjë ngjarje e pazakontë aksidentale ka ndodhur paraditen e së dielës në Korçë, me rrëzimin e një helikopteri në periferi të qytetit.

Helikopteri i një shoqërie  private  është rrëzuar në vendin e quajtur ‘ Fajanca’ thanë burime të policisë lokale.

Sipas të dhënave paraprake, helikopteri mbërriti më Korçë për një gëzim familjar të një dasme. Ndërsa po ulej për të marë nusen dhe dhëndrin, helika dhe bishti i helikopterit janë përplasur me pemët dekorative. Ka të dhëna se piloti Altin Lama, në ulje nuk ka respektuar rregullat sepse zbarkoi mjetin në një shesh të pa autorizuar.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka patur pasoja në jetë njerzish. Kjo edhe për faktin se mjeti fluturues ndodhej pak metra largësi nga toka në momentin e uljes. Policia tha se piloti ka dëshmuar për një lloj dëmtimi të helikopterit dhe ka bërë ulje të detyruar. Prania e një çifti në martesë në vendin e ngjarjes kundërshton këto pretendime të pilotit të shoqërisë private.

Mjete zjarrfikse kanë ndërhyrë menjëherë pas rrëzimit të helikopterit, pasi ka patur edhe rrjedhje karburanti duke rrezikuar përhapjen e ndonjë zjarri, kur në vendngjarje ndodhet edhe një pikë karburanti. Policia po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0