Shkodër: Rruga ku “kalohet me varkë”

Elbasan/ Pema e veçantë me lëng flakë të kuq si gjaku
Bashkia Tiranë/ Shtohet me 100 numri i policëve bashkiake. A është i nevojshëm ?
Prej 11 vitesh nuk paguan më faturat e energjisë elektrike,as ato të ujsjellës kanalizimeve: Ja apeli i 72-vjecares

Rezultate imazhesh për lagja partizani. shkoder

Një nga rrugët në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës prej shumë kohësh është totalisht e pakalueshme në këmbë dhe shumë e vështirë për të ecur me makinë. Rreth 30 familje që jetojnë në këtë zonë përballen shumë herë gjatë ditës me vështirësitë e qarkullimit pasi gropat e mëdha me ujë kanë zënë sipërfaqen më të madhe të rrugës.

Këta banorë shprehen se nuk e shohin aspak të nevojshme të votojnë në zgjedhjet e 30 qershorit pasi prej vitesh, institucionet përgjëgjese nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Gjatë 10 viteve të fundit, banorët e lagjes “Partizani” kanë ndërmarrë iniciativa personale për rehabilitimin e rrugës dhe më pas kanë kërkuar nga institucionet që të shtrojnë vetëm shtresën asfaltike, por nuk kanë marrë asnjëherë mbështetje. Në një situatë të tillë, mes zhgënjimesh ata detyrohen të pranojnë realitetin e hidhur të cilin jetojnë çdo ditë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0