Shkodër: Kanalet kulluese gati të kthehen në burim sëmundjesh

Emigracioni për arsye punësimi/ KLSH: Entet e qeverisë nuk po trajtojnë me seriozitet situatën, të bëhet aktiv regjistri i të larguarve
Pandemia dhe sfidat e punësimit të komunitetit rom dhe egjiptian
Çështja e strehimit, si pritet të jepet zgjidhje problemit.

Me ndërprerjen e punimeve në bypass-in e Shkodrës duket se janë ndërprerë edhe punimet për pastrimin e kanaleve kulluese në lagjen Zooteknikë në periferi të qytetit. Përveçse të ofron një pamje të shëmtuar, ndotja e vazhdueshme e këtij kanali ka vështirësuar jetesën e banorëve të zonës.

Pothuaj 1.5 metër thellësi e këtij kanali është e mbushur nga mbeturina urbane, por jo vetëm të cilat gjatë dekompozimit lëshojnë erë të rëndë sidomos gjatë stinëve pranverë dhe verë.

Ky problem është i pranishëm prej vitesh por institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes duke i lënë rreth 700 banorë të ekspozuar përballë sëmundjeve që burojnë nga ndotja e kanalit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0