Shkodër/ Invalidët ‘ me duar në xhepa ‘ në fundvit…

Shkodër/ Invalidët ‘ me duar në xhepa ‘ në fundvit…

Greva e urisë në Ballsh/ Njëra nga naftëtaret tenton të vetëvritet
Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)
“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”

Edhe pse tashmë na ndajnë vetëm 1 ditë nga nata e ndërrimit të viteve kjo shtresë ende nuk ka marrë atë shumë të vogël parash që duhej t’i ishte dhënë minimalisht .

Një problem në sistemin e degës së thesarit. Bashkia Shkodër konfirmon se i ka kryer të gjitha proçedurat dhe i ka dërguar paratë në degën e thesarit në mënyrë që këta të fundit t’i kalojnë në bankat e nivelit të dytë.

Sipas bashkisë Shkodër ka patur një urdhër nga ministria e linjës që të ketë një ndalesë të në sistemin e degës së thesarit. Kjo ka bërë që thesari të mos i kalojë ende paratë në bankat e nivelit të dytë për paraplegjikët, tetraplegjikët që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Sipas burimeve këta shtresa kanë marrë vetëm shpërblimin e fundvitit prej 30 mijë lekësh të vjetër ndërsa jo trajtimin social.

Në Shkodër tashmë janë një numër i konsiderueshëm i këtyre personave të cilët përveç vështirësive të shumta që kanë rrezikojnë që Vitin e Ri ta kalojnë pa patur shumën e parave që duhej ta merrnin këto ditë.

Tashmë e vetmja shpresë për paraplegjikët, tetraplegjikët që trajtohen me ndihmë ekonomike është dita e hëne e javës së ardhshme.

Me 31 dhjetor pritet për t’u parë nëse do ta marrin apo jo atë trajtim social të shumëpritur për pjesën më të madhe.

Problemet sociale dhe ekonomike për ta janë të shumta dhe kjo stërzgjatje e dhënies së ndihmës ekonomike për ta ia vështirëson edhe më shumë situatën duke bërë që këtë festë ta kalojnë jo edhe aq të gëzuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0