Shkodër/ Burgosin nënën për mospagim të gjobës duke lënë vetëm foshnjën 8-ditëshe

Shkodër/ Burgosin nënën për mospagim të gjobës duke lënë vetëm foshnjën 8-ditëshe

Shkodër: 1435 Ha tokë e përmbytur, 16 familje të evakuara
27 vjeçarit me aftesi të kufizuar i mohohet përfitimi i KEMP-it
Shkodër/ Big Market nuk pranon të punësojë vajzën muslimane me shami

Prej 1 jave Naim Bahçja, banor nga fshati Drisht i Postribës po kujdeset i vetëm për fëmijën e tij të porsalindur, pasi bashkëshortja e tij, Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë, ka vendosur ndaj Dianës një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

Naimi thotë se bashkëshortja e tij u arrestua një javë më parë kur djali i saj ishte vetëm 8 ditësh, i porsalindur pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe as për vendimin e dënimit me burg.

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon se e ka braktisur vajzën e saj. Në një bisedë telefonike nga burgu i grave në Tiranë, e dënuara thotë se ish-bashkëshorti pasi e ka keqtrajtuar e ka nxjerrë nga shtëpia duke mos ia lënë as vajzën.

Për djalin që sapo ka mbushur dy javë nga momenti i lindjes kujdeset Naimi dhe mbesa e tij 11 vjeçe duke treguar se e kanë shumë të vështirë qoftë për ushqyerjen, por edhe për përkujdesjen ndaj foshnjës.

Apeli i 28-vjeçarit është që bashkëshortja e tij të lirohet sa më parë dhe të kthehet tek fëmija i porsalindur ndërsa tregon se është i gatshëm që të marrë edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0