Big Market, rrjeti i supermarketeve që prej shumë vitesh operon në të gjithë Shqipërinë, nuk ka pranuar të punësojë vajzën e fesë muslimane e veshur me shami.Kjo e fundit, ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël dhe është vlerësuar maksimalisht në fakultet. Por, siç duket kjo nuk ka mjaftuar tek rrjeti i supermarketeve dhe për këtë arsye, ata edhe pse fillimisht e pranuan për të nisur punë si kontabiliste pranë një filiali në Shkodër, më pas e telefonuan për t’i thënë se “ndërruan mendje”.
Mësohet se pronari i ketij rrjeti supermarketesh ka dhënë urdhër të prerë për moslejimin e vajzave me shami per shkak se nuk dëshiron të shfaqë haptazi bindjet fetare dhe ato politike.
Shumë njerëz kanë komentuar nëpër rrjetet sociale mbi këtë çështje duke thirrur për të bojkotuar këtë supermarket për bullizimem ndaj vajzës në fjalë.
COMMENTS