Shkodër: 1435 Ha tokë e përmbytur, 16 familje të evakuara

Shkodër: 1435 Ha tokë e përmbytur, 16 familje të evakuara

Sulmi i qenve endacakë: Zgjidhja e bashkisë Lezhë: Shmangni panikun dhe rrini larg
Lezhë/ Të sëmurë dhe mes varfërisë ekstreme.
Lezhë/ Zjarr në katin e tetë të banesës, dërgohet një person në spital

Në bashkinë Shkodër 1435 Ha tokë vijon të jetë e përmbytur ndërsa 16 familje janë të evakuuara e një shtëpi është me prezencë uji.

Sot janë konstatuar dhe gërryerje e tokave pranë lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit.
Bashkia Shkodër informon se: Sipërfaqe totale e përmbytur, 1435 Ha

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).
Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.
  2. Rruga e Obotit ka prezencë uji 60 cm, është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.
  3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Moti i keq, akset e bllokuara në Lezhë, 4 banesa ende në ujë dhe 1300 Ha tokë e përmbytur.

 Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha, kryesisht fshatrat Baks, Luarz dhe Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Vërehet një gërryrje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht:
Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri i Zi, 13 familje, 57 persona, janë të evakuara 30 krerë gjë e gjallë, të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)
Lagja nr. 1,  1 familje ( 5 persona)
43 persona janë të akomoduar në konvikte.
Marrë nga Ora News

COMMENTS

WORDPRESS: 0